- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									19
									 
									 
									|Levítico 8:19|
									Moisiu e theri dhe spërkati gjakun rreth e qark altarit.									
									    
								 
- 
									
									20
									 
									 
									|Levítico 8:20|
									Pastaj e preu dashin në copa dhe Moisiu tymosi kokën, copat dhe dhjamin.									
									    
								 
- 
									
									21
									 
									 
									|Levítico 8:21|
									Pasi i lau zorrët dhe këmbët me ujë, Moisiu e tymosi tërë dashin mbi altar. Ishte një olokaust me një erë të këndshme, një flijim i bërë me zjarr për Zotin, ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.									
									    
								 
- 
									
									22
									 
									 
									|Levítico 8:22|
									Pastaj paraqiti dashin e dytë, dashin e shenjtërimit, dhe Aaroni dhe bijtë e tij vunë duart e tyre mbi kokën e dashit.									
									    
								 
- 
									
									23
									 
									 
									|Levítico 8:23|
									Pastaj, pra, e theri, mori pak nga gjaku i tij dhe e vuri në skajin e veshit të djathtë të Aaronit dhe mbi gishtin e madh të dorës së tij të djathtë dhe mbi gishtin e madh të këmbës së tij të djathtë.									
									    
								 
- 
									
									24
									 
									 
									|Levítico 8:24|
									Pastaj Moisiu i afroi bijtë e Aaronit dhe vuri pak gjak në skajin e veshit të tyre të djathtë, mbi gishtin e madh të dorës së tyre të djathtë dhe mbi gishtin e madh të këmbës së tyre të djathtë; dhe  Moisiu spërkati mbetjen e gjakut rreth e  qark mbi altar.									
									    
								 
- 
									
									25
									 
									 
									|Levítico 8:25|
									Pastaj mori dhjamin, bishtin e majmë, tërë dhjamin që ishte mbi zorrët, bulën e majme të mëlçisë, të dy veshkat dhe dhjamin e tyre, dhe kofshën e djathtë;									
									    
								 
- 
									
									26
									 
									 
									|Levítico 8:26|
									dhe nga shporta e bukëve të ndorme, që ndodhej para Zotit mori një kulaç pa maja, një kulaç buke me vaj dhe një revani, dhe i vuri mbi dhjamin dhe mbi kofshën e djathtë.									
									    
								 
- 
									
									27
									 
									 
									|Levítico 8:27|
									Pastaj i vuri tërë këto gjëra në duart e Aaronit dhe në duart të bijve të tij dhe i tundi si ofertë e tundur përpara Zotit.									
									    
								 
- 
									
									28
									 
									 
									|Levítico 8:28|
									Pastaj Moisiu i mori nga duart e tyre dhe i tymosi mbi altarin sipër olokaustit. Ishte një flijim shenjtërimi me erë të këndshme, një flijim i bërë me zjarr për Zotin.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 14-15