-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
27
|Levítico 7:27|
Kushdo që ha çfarëdo lloj gjaku, do të shfaroset nga populli i tij".
-
28
|Levítico 7:28|
Zoti i foli akoma Moisiut, duke thënë:
-
29
|Levítico 7:29|
"Folu bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre: Kush i ofron Zotit flijimin e tij të falënderimit do t´ia çojë ofertën e tij Zotit, duke e hequr nga flijimi i tij i falënderimit.
-
30
|Levítico 7:30|
Do t´i çojë me duart e tij ofertat e bëra me zjarr për Zotin; do të çojë dhjamin bashkë me gjoksin, për të tundur gjoksin si ofertë e tundur përpara Zotit.
-
31
|Levítico 7:31|
Prifti do ta tymosë dhjamin mbi altar, ndërsa gjoksi do të jetë i Aaronit dhe i bijve të tij.
-
32
|Levítico 7:32|
Do t´i jepni priftit gjithashtu, si një ofertë të lartë, kofshën e djathtë të flijimeve tuaja të falënderimit.
-
33
|Levítico 7:33|
Ai nga bijtë e Aaronit që ofron gjakun dhe dhjamin e flijimeve të falënderimit do të ketë, si pjesë të tij, kofshën e djathtë.
-
34
|Levítico 7:34|
Sepse nga flitë e falënderimit të ofruara nga bijtë e Izraelit unë marr gjoksin e ofertës së tundur dhe kofshën e ofertës së lartë, dhe ua jap priftit Aaron dhe bijve të tij, si një detyrim i përjetshëm nga ana e bijve të Izraelit".
-
35
|Levítico 7:35|
Kjo është pjesa e caktuar e Aaronit dhe bijve të tij nga flijimet e bëra me zjarr për Zotin, ditën që do të paraqiten për t´i shërbyer Zotit si priftërinj.
-
36
|Levítico 7:36|
Këtë ka urdhëruar Zoti për bijtë e Izraelit t´u jepnin atyre ditën që i vajosi, si një ligj i përjetshëm brez pas brezi.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Reyes 17-19