-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
19
|Levítico 10:19|
Aaroni i tha pastaj Moisiut: "Ja, sot ata më kanë ofruar flijimin e tyre për mëkatin dhe olokaustin e tyre përpara Zotit, dhe më kanë ndodhur gjëra të tilla; po të kisha ngrënë sot viktimën e flijimit për mëkatin, a do t´i pëlqente kjo syve të Zotit?".
-
20
|Levítico 10:20|
Kur Moisiu i dëgjoi këto, mbeti i kënaqur.
-
1
|Levítico 11:1|
Pastaj Zoti i foli Moisiut dhe Aaronit, duke u thënë atyre:
-
2
|Levítico 11:2|
"Foluni bijve të Izraelit dhe u thoni: Këto janë kafshët që do të mund të hani nga tërë kafshët që janë mbi tokë.
-
3
|Levítico 11:3|
Mund të hani çdo kafshë dythundrake që e ka këmbën të ndarë dhe ripërtypet.
-
4
|Levítico 11:4|
Por nga ripërtypësit dhe nga dythundrakët nuk do të hani këto: devenë sepse përtypet, por nuk është dythundrake; për ju është e papastër;
-
5
|Levítico 11:5|
baldosën, sepse ripërtypet, por nuk është dythundrake; për ju është e papastër;
-
6
|Levítico 11:6|
lepurin, sepse ripërtypet, por nuk është dythundrak; për ju është i papastër;
-
7
|Levítico 11:7|
derrin, sepse është dythundrak dhe e ka këmbën të ndarë, por nuk është ripërtypës; për ju është i papastër.
-
8
|Levítico 11:8|
Nuk do të hani nga mishi i tyre dhe nuk do të prekni trupat e tyre të pajetë; për ju janë të papastër.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Reyes 4-5