-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
9
|Levítico 11:9|
Midis gjithë kafshëve që ndodhen në ujë mund të hani këto: mund të hani të gjithë ato që kanë pendë e luspa në ujë, si në dete ashtu dhe në lumenj.
-
10
|Levítico 11:10|
Por të gjitha ato që nuk kanë as pendë as luspa, si në dete, ashtu dhe në lumenj, tërë ato që lëviznin në ujë dhe të gjitha ato që jetojnë në ujë janë të neveritshme për ju.
-
11
|Levítico 11:11|
Do të jenë të neveritshme për ju; nuk do të hani mishin e tyre dhe do keni neveri për trupin e tyre të pajetë.
-
12
|Levítico 11:12|
Çdo gjë që në ujë nuk ka pendë dhe luspa do të jetë e neveritshme për ju.
-
13
|Levítico 11:13|
Midis zogjve do të keni neveri këta; nuk duhet t´i hani, sepse janë të neveritshëm: shqiponjën, shqiponjën e detit dhe fajkuan peshkatar;
-
14
|Levítico 11:14|
qiftin dhe çdo lloj fajkoi;
-
15
|Levítico 11:15|
çdo lloj korbi;
-
16
|Levítico 11:16|
strucin, hutën, pulëbardhën dhe çdo lloj krahathatë;
-
17
|Levítico 11:17|
bufin, karabullakun e detit, ibisin;
-
18
|Levítico 11:18|
mjellmën, pelikanin, hutën;
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Reyes 4-5