-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
4
|Levítico 13:4|
Por në qoftë se njolla e shndritshme mbi lëkurën e trupit është e bardhë dhe nuk duket se është më e thellë se lëkura, dhe qimja e saj nuk është bërë e bardhë, prifti do ta izolojë për shtatë ditë atë që ka plagën.
-
5
|Levítico 13:5|
Ditën e shtatë, prifti do ta ekzaminojë përsëri; dhe në qoftë se plaga duket se është ndalur dhe nuk është përhapur mbi lëkurë, prifti do ta izolojë edhe shtatë ditë të tjera.
-
6
|Levítico 13:6|
Prifti do ta shqyrtojë përsëri ditën e shtatë; dhe, po të shikojë që plaga është zvogëluar dhe nuk është përhapur mbi lëkurë, prifti do ta shpallë të pastër: ishte vetëm një puçërr me qelb. Ai do të lajë rrobat e tij dhe do të jetë i pastër.
-
7
|Levítico 13:7|
Por në rast se puçrra është zgjeruar mbi lëkurën pasi ai iu paraqit priftit për t´u shpallur i pastër, ai do të kontrollohet përsëri nga prifti;
-
8
|Levítico 13:8|
prifti do ta kontrollojë; dhe në rast se shikon që puçrra është zgjeruar mbi lëkurë, prifti do ta shpallë atë të papastër; është lebër.
-
9
|Levítico 13:9|
Kur te një njeri shfaqet një plagë e lebrës, ai do t´i çohet priftit.
-
10
|Levítico 13:10|
Prifti do ta ekzaminojë; dhe në qoftë se ënjtja mbi lëkurë është e bardhë dhe e ka zbardhur qimen, dhe në ënjtje ka pak mish të gjallë,
-
11
|Levítico 13:11|
kemi një lebër kronike mbi lëkurën e trupit të tij dhe prifti do ta shpallë atë të papastër; nuk do ta izolojë, sepse është i papastër.
-
12
|Levítico 13:12|
Por në qoftë se lebra përhapet edhe më mbi lëkurë në mënyrë që të mbulojë tërë lëkurën e atij që ka plagën, nga koka deri te këmbët, kudo që shikon prifti,
-
13
|Levítico 13:13|
prifti do ta kontrollojë; dhe në qoftë se lebra ka mbuluar tërë trupin e tij, do ta shpallë të pastër atë që ka plagën; është bërë i tëri i bardhë, pra, është i pastër.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Reyes 4-5