-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
34
|Levítico 13:34|
Ditën e shtatë prifti do të kontrollojë qeren; dhe në qoftë se qerja nuk është përhapur mbi lëkurë dhe nuk duket më e thellë se lëkura, prifti do ta shpallë të pastër; ai do të lajë rrobat e tij dhe do të jetë i pastër.
-
35
|Levítico 13:35|
Por në qoftë se, pasi është shpallur i pastër, qerja është përhapur mbi lëkurë,
-
36
|Levítico 13:36|
prifti do ta kontrollojë atë; në qoftë se qerja është përhapur mbi lëkurë, prifti nuk duhet të kërkojë qimen e verdhë; ai është i papastër.
-
37
|Levítico 13:37|
Por në qoftë se qerja duket se është ndaluar dhe në të janë rritur qime të zeza, qerja është shëruar; ai është i pastër dhe prifti do ta shpallë të pastër.
-
38
|Levítico 13:38|
Në rast se një burrë apo një grua ka mbi lëkurën e trupit të tij njolla të shndritshme, veçanërisht njolla të shndritshme bardhoshe,
-
39
|Levítico 13:39|
prifti do t´i shqyrtojë; dhe në qoftë se njollat e shndritshme mbi lëkurën e trupit të tyre kanë një ngjyrë të bardhë të zbehtë, është një erupsion të lëkurës; ai është i pastër.
-
40
|Levítico 13:40|
Në rast se një njeriu i bien flokët e kokës, është tullac, por është i pastër.
-
41
|Levítico 13:41|
Në rast se i bien flokët mbi ballë, është tullac mbi ballë, por i pastër.
-
42
|Levítico 13:42|
Por në rast se në pjesën tullace të kokës ose të ballit shfaqet një plagë e bardhë-kuqalashe, është lebër, që ka shpërthyer mbi kokë apo mbi ballë.
-
43
|Levítico 13:43|
Prifti do ta shqyrtojë; dhe në qoftë se ënjtja e plagës mbi pjesën tullace të kokës apo të ballit është e bardhë-kuqalashe, njëlloj si lebra mbi lëkurën e trupit,
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Reyes 4-5