-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
20
|Números 9:20|
Por në rast se reja ndalej vetëm pak ditë mbi tabernakullin, me urdhër të Zotit ata qëndronin në kampin e tyre dhe me urdhër të Zotit niseshin për rrugë.
-
21
|Números 9:21|
Në rast se reja ndalej vetëm nga mbrëmja deri në mëngjes, kur ajo ngrihej në mëngjes, ata niseshin për rrugë; si ditën ashtu dhe natën, kur reja ngrihej, ata viheshin në lëvizje.
-
22
|Números 9:22|
Në qoftë se reja qëndronte e palëvizshme mbi tabernakullin dy ditë, një muaj apo një vit, bijtë e Izraelit qëndronin në kampin e tyre dhe nuk lëviznin; por kur ajo ngrihej, ata nisnin udhëtimin.
-
23
|Números 9:23|
Me urdhër të Zotit fushonin dhe me urdhër të tij viheshin në lëvizje; respektonin urdhrin e Zotit, simbas asaj që ai kishte urdhëruar me anë të Moisiut.
-
1
|Números 10:1|
Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë
-
2
|Números 10:2|
"Bëj dy bori prej argjendi; do t´i bësh me argjend të rrahur; do t´i përdorësh për të thirrur asamblenë dhe për të lëvizur fushimet.
-
3
|Números 10:3|
Nën tingullin e të dyjave gjithë asambleja do të mblidhet pranë teje, në hyrje të çadrës së mbledhjes.
-
4
|Números 10:4|
Nën tingullin e njerës bori, prijësit, krerët e divizioneve të Izraelit do të mblidhen pranë teje.
-
5
|Números 10:5|
Kur do t´i bini alarmit për herë të parë, ata që janë në lindje do të vihen në lëvizje.
-
6
|Números 10:6|
Kur do t´i bini alarmit për herë të dytë, ata që janë në jug do të vihen në lëvizje; duhet t´i bini alarmit që të vihen në lëvizje.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Reyes 20-21