-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
27
|Números 10:27|
ndërsa Ahira, bir i Enanit, komandonte divizionin e fisit të bijve të Neftalit.
-
28
|Números 10:28|
Kjo ishte radha e marshimit të bijve të Izraelit, simbas divizioneve të tyre. Kështu u vunë në lëvizje.
-
29
|Números 10:29|
Por Moisiu i tha Hobabit, birit të Reuelit, Madianitit, vjehrri i Moisiut: "Ne po vihemi në marshim drejt vendit për të cilin Zoti ka thënë "Unë do t´jua jap". Eja me ne dhe do të të bëjmë të mira,
-
30
|Números 10:30|
Hobabi iu përgjegj: "Unë nuk do të vij, por do të kthehem në vendin tim te të afërmit e mi".
-
31
|Números 10:31|
Atëherë Moisiu i tha: "Mos na lërë, sepse ti e di ku duhet të fushojmë në shkretëtirë dhe ti do të jesh si sytë për ne.
-
32
|Números 10:32|
Në qoftë se vjen me ne, çdo të mirë që do të na bëjë Zoti, ne do të ta bëjmë ty".
-
33
|Números 10:33|
Kështu u nisën nga mali i Zotit dhe ecën tri ditë; dhe arka e besëlidhjes së Zotit shkoi para tyre gjatë një udhëtimi prej tri ditësh, për të gjetur një vend ku ata të pushonin.
-
34
|Números 10:34|
Dhe reja e Zotit qëndronte mbi ta gjatë ditës, kur niseshin nga kampi.
-
35
|Números 10:35|
Kur nisej arka, Moisiu thoshte; "Çohu, o Zot, me qëllim që të shkatërrohen armiqtë e tu dhe të ikin me vrap para teje ata që të urrejnë!".
-
36
|Números 10:36|
Dhe kur ndalej, thoshte: "Kthehu, o Zot, pranë morisë së madhe të njerëzve të Izraelit!".
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Reyes 20-21