-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
7
|Números 10:7|
Kur duhet të mblidhet asambleja do t´i bini borisë, pa i rënë alarmit.
-
8
|Números 10:8|
Do t´u bien borive bijtë e Aaronit, priftërinjtë; ky do të jetë një statut i përjetshëm për ju dhe për trashëgimtarët tuaj.
-
9
|Números 10:9|
Kur në vendin tuaj do të shkoni në luftë kundër armikut që ju shtyp, do t´i bini alarmit me boritë; kështu do të kujtoheni përpara Zotit Perëndisë tuaj, dhe do të çliroheni nga armiqtë tuaj.
-
10
|Números 10:10|
Po kështu në ditët tuaja të gëzimit, në festat tuaja të caktuara dhe në fillim të muajve tuaj të parë, do t´u bini borive me rastin e olokausteve dhe të flijimeve tuaja të falënderimit; dhe kështu ato do të bëjnë që të kujtoheni përpara Perëndisë tuaj. Unë jam Zoti, Perëndia juaj".
-
11
|Números 10:11|
Por ndodhi që në vitin e dytë, në muajin e dytë, ditën e njëzetë të muajit, reja u ngrit mbi tabernakullin e dëshmisë.
-
12
|Números 10:12|
Dhe bijtë e Izraelit u nisën për rrugë, duke lënë shkretëtirën e Sinait; pastaj reja u ndal në shkretëtirën e Paranit.
-
13
|Números 10:13|
Kështu u nisën për rrugë herën e parë simbas urdhrit që Zoti kishte dhënë me anë të Moisiut.
-
14
|Números 10:14|
I pari lëvizi flamuri i kampit të bijve të Judës, i ndarë simbas formacioneve të tij. Divizionin e Judës e komandonte Nahshoni, bir i Aminadabit.
-
15
|Números 10:15|
Nethaneeli, bir i Tsuarit, komandonte divizionin e fisit të bijve të Isakarit,
-
16
|Números 10:16|
ndërsa Eliabi, bir i Helonit, komandonte divizionin e fisit të bijve të Zabulonit.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Reyes 20-21