- 
			
				
Leer por capítulos:
78- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									1
									 
									 
									|Salmos 78:1|
									Kushtoji kujdes, o populli im, ligjit tim; dëgjo fjalët e gojës sime.									
									    
								 
- 
									
									2
									 
									 
									|Salmos 78:2|
									Do të hap gojën time për të thënë shëmbëlltyra, dhe kam për të paraqitur misteret e kohërave të lashta.									
									    
								 
- 
									
									3
									 
									 
									|Salmos 78:3|
									Atë që ne kemi dëgjuar dhe kemi njohur, dhe që etërit tanë na kanë treguar,									
									    
								 
- 
									
									4
									 
									 
									|Salmos 78:4|
									nuk do t´ua fshehim bijve të tyre, por do t´i tregojmë brezit të ardhshëm lavdet e Zotit, fuqinë e tij dhe mrekullinë që ai ka bërë.									
									    
								 
- 
									
									5
									 
									 
									|Salmos 78:5|
									Ai ka vendosur një dëshmi te Jakobi dhe ka vënë një ligj në Izrael, dhe ka urdhëruar etërit tanë që t´ua bëjnë të njohura bijve të tyre,									
									    
								 
- 
									
									6
									 
									 
									|Salmos 78:6|
									me qëllim që brezi i ardhshëm t´i njohë së bashku me bijtë që do të lindin; dhe këta nga ana e tyre t´ua tregojnë bijve të tyre,									
									    
								 
- 
									
									7
									 
									 
									|Salmos 78:7|
									dhe të vendosin te Perëndia besimin e tyre dhe të mos harrojnë veprat e Perëndisë, por të respektojnë urdhërimet e tij;									
									    
								 
- 
									
									8
									 
									 
									|Salmos 78:8|
									dhe të mos jenë si etërit e tyre, një brez kokëfortë dhe rebel, një brez me zemër të paqëndrueshme dhe me një frymë jo besnike ndaj Perëndisë.									
									    
								 
- 
									
									9
									 
									 
									|Salmos 78:9|
									Bijtë e Efraimit, njerëz të luftës, harkëtarë të zotë, kthyen shpinën ditën e betejës,									
									    
								 
- 
									
									10
									 
									 
									|Salmos 78:10|
									nuk respektuan besëlidhjen e Perëndisë dhe nuk pranuan të ecnin sipas ligjit të tij,									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18