- 
			
				
Leer por capítulos:
78- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									11
									 
									 
									|Salmos 78:11|
									harruan veprat e tij dhe mrekullitë që u kishte treguar.									
									    
								 
- 
									
									12
									 
									 
									|Salmos 78:12|
									Ai bëri mrekulli në prani të etërve të tyre, në vendin e Egjiptit dhe në fushën e Tsoanit.									
									    
								 
- 
									
									13
									 
									 
									|Salmos 78:13|
									Ai e ndau detin dhe i bëri të kalojnë në mes të tij, dhe i mblodhi ujërat si një grumbull.									
									    
								 
- 
									
									14
									 
									 
									|Salmos 78:14|
									Ditën drejtoi me anë të resë dhe tërë natën me një dritë zjarri.									
									    
								 
- 
									
									15
									 
									 
									|Salmos 78:15|
									I çau shkëmbinjtë në shkretëtirë dhe i bëri të pijnë boll, si të ishte uji i humnerës së madhe.									
									    
								 
- 
									
									16
									 
									 
									|Salmos 78:16|
									Nxori rrëket nga shkëmbi dhe bëri që të rridhnin ujëra si lumenj.									
									    
								 
- 
									
									17
									 
									 
									|Salmos 78:17|
									Por ata vazhduan të mëkatojnë kundër tij dhe të ngrejnë krye kundër Shumë të Lartit në shkretëtirë,									
									    
								 
- 
									
									18
									 
									 
									|Salmos 78:18|
									dhe e tunduan Perëndinë në zemër të tyre, duke kërkuar ushqim sipas dëshirave të tyre.									
									    
								 
- 
									
									19
									 
									 
									|Salmos 78:19|
									Dhe folën kundër Perëndisë, duke thënë: "A mund të shtrojë Perëndia një sofër në shkretëtirë?									
									    
								 
- 
									
									20
									 
									 
									|Salmos 78:20|
									Ja, ai e goditi shkëmbin dhe prej tij dolën ujëra dhe vërshuan përrenj. A mund t´i japë bukë dhe mish popullit të tij?									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18