-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
4
|Salmos 12:4|
të atyre që thonë: "Me gjuhën tonë do të sundojmë; buzët tona na përkasin neve; kush është zot mbi ne?".
-
5
|Salmos 12:5|
"Për shkak të shtypjes së të mjerëve dhe të britmës së nevojtarëve, tani do të çohem", thotë Zoti, "dhe do t´i shpëtoj nga ata që u zënë pusi".
-
6
|Salmos 12:6|
Fjalët e Zotit janë fjalë të pastra, si argjend i rafinuar në një furrë prej dheu, i pastruar shtatë herë.
-
7
|Salmos 12:7|
Ti, o Zot, do t´i mbrosh dhe do t´i ruash, duke filluar nga ky brez përjetë.
-
8
|Salmos 12:8|
Të pabesët sillen pa u ndëshkuar kudo, kur midis bijve të njerëzve lavdërohet e keqja.
-
1
|Salmos 13:1|
Deri kur do të më harrosh, o Zot? Vallë kështu do të jetë përjetë? Deri kur do të më fshehësh fytyrën tënde?
-
2
|Salmos 13:2|
Deri kur do të marr vendime në shpirtin tim dhe do të kem pikëllim në zemrën time tërë ditën? Deri kur do të ngrihet armiku im mbi mua?
-
3
|Salmos 13:3|
Shiko me vëmendje dhe përgjigjmu, o Zot, Perëndia im, ndriço sytë e mi, që të mos më zërë gjumi në gjumin e vdekjes,
-
4
|Salmos 13:4|
dhe armiku im të mos thotë: "E munda", dhe armiqtë e mi të mos gëzohen kur unë lëkundem.
-
5
|Salmos 13:5|
Por unë kam besim në mirësinë tënde dhe zemra ime do të ngazëllojë në çlirimin tënd;
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Pedro 1-5