-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
6
|Salmos 13:6|
unë do t´i këndoj Zotit, sepse ai më ka trajtuar me shumë shpirtmadhësi.
-
1
|Salmos 14:1|
I pamendi ka thënë në zemër të tij: "Nuk ka Perëndi". Janë të korruptuar, bëjnë gjëra të neveritshme; nuk ka asnjë që të bëjë të mirën.
-
2
|Salmos 14:2|
Zoti shikon nga qielli bijtë e njerëzve për të parë në se ndonjeri prej tyre ka arsye dhe kërkon Perëndinë.
-
3
|Salmos 14:3|
Të gjithë kanë devijuar, janë korruptuar; asnjeri nuk bën të mirën, as edhe një.
-
4
|Salmos 14:4|
Nuk kanë fare arsye të gjithë ata që kryejnë paudhësi, që hanë popullin tim si të hanin bukë dhe nuk kërkojnë ndihmën e Zotit?
-
5
|Salmos 14:5|
Atje do t´i zërë një frikë e madhe, sepse Perëndia është me njerëzit e drejtë.
-
6
|Salmos 14:6|
Ju kërkoni të prishni planet e të mjerit, sepse Zoti është streha e tij.
-
7
|Salmos 14:7|
Oh! Le të vijë, pra, nga Sioni shpëtimi i Izraelit! Kur Zoti do ta kthejë popullin e tij nga robëria, Jakobi do të ngazëllojë, Izraeli do të gëzohet.
-
1
|Salmos 15:1|
O Zot, kush do të banojë në çadrën tënde? Kush do të banojë në malin tënd të shenjtë?
-
2
|Salmos 15:2|
Ai që ecën me ndershmëri dhe bën atë që është e drejtë dhe thotë të vërtetën që ka në zemër,
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Pedro 1-5