-
-
Bibla Shqiptare
-
-
14
|1 Corintios 9:14|
Kështu edhe Zoti urdhëroi që ata që shpallin ungjillin, nga ungjilli të rrojnë.
-
15
|1 Corintios 9:15|
Por unë nuk përdora asnjë nga këto gjëra as nuk i shkrova, që kështu të më bëhet, sepse për mua është më mirë të vdes se sa dikush ta bëjë të kotë të mburrurit tim.
-
16
|1 Corintios 9:16|
Sepse, në qoftë se unë predikoj ungjillin, s´ka asgjë që unë të mburrem, sepse kjo është një nevojë që më është ngarkuar; edhe mjerë unë, po nuk predikova ungjillin!
-
17
|1 Corintios 9:17|
Sepse, po e bëra këtë vullnetarisht, do të kem një pagë; por po ta bëj kundër dëshirës, mbetet gjithnjë një detyrë që më është besuar.
-
18
|1 Corintios 9:18|
Cila, pra, është paga ime? Që, duke predikuar ungjillin ta bëj ungjillin të ofruar falas, pa e përdorur për keq pushtetin tim në ungjillin.
-
19
|1 Corintios 9:19|
Sepse, ndonëse jam i liruar nga të gjithë, e bëra vetën time shërbëtor të të gjithëve që të fitoj sa më shumë njerëz.
-
20
|1 Corintios 9:20|
Kështu e kam bërë vetën time Jude me Judenjtë për t´i fituar Judenjtë; e kam bërë veten time si një që është nën ligj me ata që janë nën ligj për t´i fituar ata që janë nën ligj;
-
21
|1 Corintios 9:21|
me ata që janë pa ligj e kam bërë veten time si pa ligj (ndonëse nuk isha pa ligjin e Zotit, por nën ligjin e Krishtit), për të fituar ata që janë pa ligj.
-
22
|1 Corintios 9:22|
E kam bërë veten time të dobët me të dobëtit, për të fituar të dobëtit; e kam bërë veten time gjithçka për të gjithë, që të mund të shpëtoj me çdo mënyrë disa njerëz.
-
23
|1 Corintios 9:23|
Dhe këtë e bëj për hir të ungjillit, që të bëhem edhe unë pjestar i tij.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Reyes 13-14