-
-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|1 Corintios 1:11|
Sepse më është treguar për ju, o vë-llezër, nga ata të shtëpisë së Kloes, se në mes jush ka grindje.
-
12
|1 Corintios 1:12|
Dhe dua të them këtë, që secili nga ju thotë: "Unë jam i Palit', "unë i Apolit', "unë i Kefës' dhe "unë i Krishtit'.
-
13
|1 Corintios 1:13|
Vallë i ndarë qenka Krishti? Mos Pali u kryqëzua për ju? Apo ju u pagëzuat në emër të Palit?
-
14
|1 Corintios 1:14|
E falënderoj Perëndinë që nuk kam pagëzuar asnjë nga ju, me përjashtim të Krispit dhe të Gait,
-
15
|1 Corintios 1:15|
që askush të mos thotë se e pagëzova në emrin tim.
-
16
|1 Corintios 1:16|
Unë pagëzova edhe familjen e Stefanës; përveç tyre nuk di të kem pagëzuar ndonjë tjetër.
-
17
|1 Corintios 1:17|
Sepse Krishti nuk më dërgoi të pagëzoj, por të predikoj ungjillin, jo me dituri fjale, që kryqi i Krishtit të mos dalë i kotë.
-
18
|1 Corintios 1:18|
Sepse mesazhi i kryqit është marrëzi për ata që humbin, por për ne që shpëtohemi është fuqia e Perëndisë.
-
19
|1 Corintios 1:19|
Sepse është shkruar: "Do të bëj të humbasë dituria e të diturve, dhe do ta asgjësoj zgjuarësinë e të zgjuarve'.
-
20
|1 Corintios 1:20|
Ku është i dituri? Ku është skribi? Ku është debatuesi i kësaj epoke? A nuk e bëri të marrë Perëndia diturinë e kësaj bote?
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 11-13