-
-
Bibla Shqiptare
-
-
4
|1 Corintios 3:4|
Sepse, kur dikush thotë: "Unë jam i Palit', dhe një tjetër: "Unë jam i Apolit', a nuk jeni ju të mishit?
-
5
|1 Corintios 3:5|
Kush është, pra, Pali dhe kush është Apoli, veçse shërbëtor me anë të të cilëve ju besuat, edhe ashtu si Zoti i dha gjithsecilit?
-
6
|1 Corintios 3:6|
Unë mbolla, Apoli ujiti, po Perëndia i bëri të rriten.
-
7
|1 Corintios 3:7|
Kështu, pra, as ai që mbjell, as ai që ujit, nuk është gjë, por Perëndia që rrit.
-
8
|1 Corintios 3:8|
Por ai që mbjell dhe ai që ujit janë një, dhe secili do të marrë shpërblimin e vet sipas mundit të tij.
-
9
|1 Corintios 3:9|
Ne, pra, jemi bashkëpunëtorë të Perëndisë; ju jeni ara e Perëndisë, ndërtesa e Perëndisë.
-
10
|1 Corintios 3:10|
Sipas hirit të Perëndisë që më është dhënë, si arkitekt i ditur, unë kam hedhur themelin dhe një tjetër ndërton mbi të; por secili të ketë kujdes se si ndërton mbi të,
-
11
|1 Corintios 3:11|
sepse askush nuk mund të hedhë themel tjetër përveç atij që është hedhur, i cili është Jezu Krishti.
-
12
|1 Corintios 3:12|
Dhe, në qoftë se dikush ndërton mbi këtë themel ar, argjend, gurë të çmuar, dru, sanë, kashtë,
-
13
|1 Corintios 3:13|
vepra e secilit do të shfaqet, sepse dita do ta tregojë; sepse do të zbulohet me anë të zjarrit, dhe zjarri do të provojë veprën e secilit e ç´lloji është.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 1-4