-
-
Bibla Shqiptare
-
-
14
|1 Corintios 3:14|
Në qoftë se vepra që dikush ka ndërtuar mbi themelin qëndron, ai do të marrë një shpërblim,
-
15
|1 Corintios 3:15|
në qoftë se vepra e tij digjet, ai do të pësojë humbje, por ai vetë do të shpëtohet, si përmes zjarrit.
-
16
|1 Corintios 3:16|
A nuk e dini ju se jeni tempulli i Perëndisë dhe se Fryma e Perëndisë banon në ju?
-
17
|1 Corintios 3:17|
Në qoftë se dikush e prish tempullin e Perëndisë, Perëndia do ta prishë atë, sepse tempulli i Perëndisë, i cili jeni ju, është i shenjtë.
-
18
|1 Corintios 3:18|
Askush të mos mashtrojë vetveten; në qoftë se ndonjë nga ju mendon se është i urtë në këtë kohë, le të bëhet i marrë, që të mund të bëhet i urtë.
-
19
|1 Corintios 3:19|
Sepse dituria e kësaj bote është marrëzi pranë Perëndisë, sepse është shkruar: "Ai i zë të urtët në dinakërinë e tyre';
-
20
|1 Corintios 3:20|
dhe përsëri: "Zoti i njeh mendimet e të urtëve se janë të kota'.
-
21
|1 Corintios 3:21|
Prandaj asnjë të mos mburret në njerëzit, sepse të gjitha gjërat janë tuajat;
-
22
|1 Corintios 3:22|
Pali, Apoli, Kefa, bota, jeta, vdekja, gjërat e tanishme dhe gjërat e ardhshme, të gjitha gjërat janë tuajat.
-
23
|1 Corintios 3:23|
Dhe ju jeni të Krishtit dhe Krishti është i Perëndisë.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Jueces 4-5