-
-
Bibla Shqiptare
-
-
8
|1 Corintios 16:8|
Dhe unë do të rri në Efes deri për Rrëshajët,
-
9
|1 Corintios 16:9|
sepse m´u hap një derë e madhe dhe e efektshme, dhe kundërshtarë ka shumë.
-
10
|1 Corintios 16:10|
Tani, nëse vjen Timoteu, kujdesuni që të rrijë me ju pa druajtje, sepse ai punon për veprën e Zotit ashtu si unë.
-
11
|1 Corintios 16:11|
Pra, asnjë të mos e përçmojë, por përcilleni në paqe që të vijë tek unë, sepse e pres bashkë me vëllezërit.
-
12
|1 Corintios 16:12|
Sa për vëllanë Apol, iu luta shumë që të vijë tek ju bashkë me vëllezërit, por ai s´deshi kurrsesi të vinte tani; por do të vijë kur ta ketë volinë.
-
13
|1 Corintios 16:13|
Rrini zgjuar, qëndroni të palëkundshëm në besim, silluni si burrat, jini të fortë.
-
14
|1 Corintios 16:14|
Dhe çdo gjë që bëni, ta bëni me dashuri!
-
15
|1 Corintios 16:15|
Tani, o vëllezër (ju e njihni familjen e Stefanas që është fryti i parë i Akaisë dhe që i janë kushtuar shërbesës së shenjtorëve),
-
16
|1 Corintios 16:16|
ju bëj thirrje që t´u nënshtroheni edhe ju atyreve dhe kujtdo që punon dhe mundohet në punën tonë të përbashkët.
-
17
|1 Corintios 16:17|
Edhe gëzohem për ardhjen e Stefanas, të Fortunatit dhe të Akaikut, sepse ata e plotësuan mungesën tuaj,
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Números 15-16