-
-
Bibla Shqiptare
-
-
16
|1 Corintios 15:16|
Në qoftë se të vdekurit nuk ringjallen, as Krishti nuk është ringjallur;
-
17
|1 Corintios 15:17|
por në qoftë se Krishti nuk është ringjallur, i kotë është besimi juaj; ju jeni ende në mëkatet tuaja,
-
18
|1 Corintios 15:18|
edhe ata që fjetën në Krishtin janë të humbur.
-
19
|1 Corintios 15:19|
Në qoftë se shpresojmë në Krishtin vetëm në këtë jetë, ne jemi më të mjerët e të gjithë njerëzve.
-
20
|1 Corintios 15:20|
Por tashti Krishti u ringjall prej së vdekurish, dhe është fryti i parë i atyre që kanë fjetur.
-
21
|1 Corintios 15:21|
Sepse, ashtu si erdhi vdekja me anë të një njeriu, kështu erdhi dhe ringjallja e të vdekurve me anë të një njeriu.
-
22
|1 Corintios 15:22|
Sepse, ashtu sikur të gjithë vdesin në Adamin, kështu të gjithë do të ngjallën në Krishtin,
-
23
|1 Corintios 15:23|
por secili sipas radhës së vet: Krishti, fryti i parë, pastaj ata që janë të Krishtit, në ardhjen e tij
-
24
|1 Corintios 15:24|
Pastaj do të vijë fundi, kur ai t´ia dorëzojë mbretërinë Perëndisë Atë, pasi të ketë asgjësuar çfarëdo sundimi, çdo pushtet e fuqi.
-
25
|1 Corintios 15:25|
Sepse duhet që ai të mbretërojë, derisa t´i vërë të gjithë armiqtë e tij nën këmbët e veta.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 8-10