-
-
Bibla Shqiptare
-
-
26
|1 Corintios 15:26|
Armiku i fundit që do të shkatërrohet është vdekja.
-
27
|1 Corintios 15:27|
Sepse Perëndia i vuri të gjitha nën këmbët e tij. Por, kur thotë se çdo gjë i është nënshtruar, është e qartë se përjashtohet ai që ia ka nënshtruar çdo gjë.
-
28
|1 Corintios 15:28|
Dhe kur t´i ketë nënshtruar të gjitha, atëherë Biri vetë do t´i nënshtrohet Atij që i nënshtroi të gjitha, që Perëndia të jetë gjithçka në të gjithë.
-
29
|1 Corintios 15:29|
Përndryshe çfarë do të bëjnë ata që pagëzohen për të vdekurit? Në qoftë se me të vërtetë të vdekurit nuk ringjallen, përse ata edhe pagëzohen për të vdekurit?
-
30
|1 Corintios 15:30|
Përse jemi edhe ne në rrezik në çdo orë?
-
31
|1 Corintios 15:31|
Përditë unë po vdes për shkak të mburrjes për ju, që kam në Krishtin Jezu, Zotin tonë.
-
32
|1 Corintios 15:32|
Nëse u ndesha në Efes si njeri kundër bishave, ç´dobi kam? Në qoftë se të vdekurit nuk ringjallen, le të hamë e të pimë, sepse nesër do të vdesim.
-
33
|1 Corintios 15:33|
Mos u gënjeni; shoqëritë e këqija prishin zakonet e mira.
-
34
|1 Corintios 15:34|
Zgjohuni për drejtësinë dhe mos mëkatoni, sepse disa nga ju nuk e njohin Perëndinë; për turpin tuaj po ua them.
-
35
|1 Corintios 15:35|
Por do të thotë ndonjë: "Si ringjallen të vdekurit, edhe me ç´trup do të vijnë?'.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 11-13