-
-
Bibla Shqiptare
-
-
46
|1 Corintios 15:46|
Por frymërori nuk është më parë, por përpara është natyrori, pastaj frymërori.
-
47
|1 Corintios 15:47|
Njeriu i parë i bërë prej dheu, është tokësor; njeriu i dytë është Zoti nga qielli.
-
48
|1 Corintios 15:48|
Siç është tokësori ashtu janë dhe tokësorët; dhe siç është qiellori, të tillë do të jenë edhe qiellorët.
-
49
|1 Corintios 15:49|
Dhe sikurse mbartëm shëmbëllimin e tokësorit, do të mbartim edhe shëmbëllimin e qiellorit.
-
50
|1 Corintios 15:50|
Edhe këtë po ju them, o vëllezër, se mishi dhe gjaku nuk mund të trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë, as prishja nuk mund të trashëgojë paprishjen.
-
51
|1 Corintios 15:51|
Ja, unë po ju them një të fshehtë: të gjithë nuk do të vdesim, por të gjithë do të shndërrohemi në një moment,
-
52
|1 Corintios 15:52|
sa hap e mbyll sytë, në tingullin e burisë së fundit; sepse do të bjerë buria, të vdekurit do të ringjallen të paprisshëm dhe ne do të shndërrohemi,
-
53
|1 Corintios 15:53|
sepse ky trup që prishet duhet të veshë mosprishjen dhe ky ivdekshëm të veshë pavdekësinë.
-
54
|1 Corintios 15:54|
Edhe ky trup që prishet, kur të veshë mosprishjen, edhe ky i vdekshëm kur të veshë pavdekësinë, atëherë do të realizohet fjala që është shkruar: "Vdekja u përpi në fitore'.
-
55
|1 Corintios 15:55|
O vdekje, ku është gjëmba jote? O ferr, ku është fitorja jote?
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 8-10