-
-
Bibla Shqiptare
-
-
10
|1 Corintios 2:10|
Po Perëndia na i ka zbuluar me anë të Frymës së tij, sepse Fryma heton çdo gjë, edhe të thellat e Perëndisë.
-
11
|1 Corintios 2:11|
Sepse cili nga njerëzit, pra, njeh gjërat e njeriut, përveç se fryma e njeriut që është në të? Po kështu asnjëri s´i njeh gjërat e Perëndisë, përveç Fryma e Perëndisë.
-
12
|1 Corintios 2:12|
Dhe ne nuk kemi marrë frymën e botës, por Frymën që vjen nga Perëndia, që të njohim gjërat që na janë dhuruar falas nga Perëndia.
-
13
|1 Corintios 2:13|
Për këto edhe flasim, por jo me fjalë të mësuara nga dituria njerëzore, por të mësuara nga Fryma e Shenjtë, duke i krahasuar gjëra frymërore me fjalë frymërore.
-
14
|1 Corintios 2:14|
Dhe njeriu natyror nuk i rrok gjërat që janë të Frymës së Shenjtë; sepse për të janë marrëzi dhe nuk mund t´i njohë; sepse ato gjykohen frymërisht.
-
15
|1 Corintios 2:15|
Por njeriu që është frymëror gjykon çdo gjë dhe vetë nuk është i gjykuar nga asnjeri.
-
16
|1 Corintios 2:16|
Sepse kush e ka njohur mendjen e Zotit që mund të mësojë atë? Por ne kemi mendjen e Krishtit.
-
1
|1 Corintios 3:1|
Dhe unë, o vëllezër, nuk munda t´ju flas si njerëz frymëror, por ju fola si njerëz të mishit, si foshnja në Krisht.
-
2
|1 Corintios 3:2|
Ju dhashë qumësht për të pirë dhe nuk ju dhashë ushqim të fortë, sepse nuk ishit në gjendje ta asimilonit, madje edhe tani jo, sepse jeni akoma të mishit;
-
3
|1 Corintios 3:3|
në fakt sepse midis jush ka smirë, grindje e përçarje a nuk jeni të mishit dhe a nuk ecni sipas mënyrës së njerëzve?
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Jueces 4-5