-
-
Bibla Shqiptare
-
-
31
|1 Corintios 1:31|
që, sikurse është shkruar: "Ai që mburret, le të mburret në Zotin'.
-
1
|1 Corintios 2:1|
Edhe unë, o vëllezër, kur erdha te ju, nuk erdha me shkëlqim fjalësh a diturie, që t´ju shpall dëshminë e Perëndisë,
-
2
|1 Corintios 2:2|
sepse e vendosa që të mos di tjetër gjë ndër ju, veç Jezu Krishtit edhe atë të kryqëzuar.
-
3
|1 Corintios 2:3|
Edhe unë kam qenë te ju me dobësi, me frikë dhe drithërimë të madhe.
-
4
|1 Corintios 2:4|
Dhe fjala ime dhe predikimi im nuk u bënë me fjalë mbushamendëse nga dituria njerëzore, por në dëftim të Frymës dhe të fuqisë,
-
5
|1 Corintios 2:5|
që besimi juaj të mos qëndrojë mbi diturinë e njerëzve, po mbi fuqinë e Perëndisë.
-
6
|1 Corintios 2:6|
Dhe ne flasim dituri në mes njerëzish të pjekur, por jo diturinë e kësaj kohe dhe as të pushtetarëve të kësaj kohe, që nuk arrin asgjë,
-
7
|1 Corintios 2:7|
por flasim diturinë e Perëndisë të fshehur në mister, që Perëndia e kishte paracaktuar përpara kohërash për lavdinë tonë,
-
8
|1 Corintios 2:8|
të cilën asnjë nga pushtetarët e kësaj kohe nuk e ka njohur; sepse, po ta kishin njohur, nuk do të kishin kryqëzuar Zotin e lavdisë.
-
9
|1 Corintios 2:9|
Por, sikurse është shkruar: "Ato gjëra që syri nuk i ka parë dhe veshi nuk i ka dëgjuar dhe nuk kanë hyrë në zemër të njeriut, janë ato që Perëndia ka përgatitur për ata që e duan atë'.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Números 15-16