-
-
Bibla Shqiptare
-
-
4
|1 Corintios 11:4|
Çdo burrë, kur lutet ose profetizon kokëmbuluar, turpëron kryet e tij.
-
5
|1 Corintios 11:5|
Edhe çdo grua, që lutet ose profetizon kokëzbuluar, turpëron kryet e saj, sepse është njëlloj sikur të ishte e rruar.
-
6
|1 Corintios 11:6|
Sepse në qoftë se gruaja nuk mbulohet, le t´ia presin flokët; por në qoftë se për gruan është turp të qethet a të rruhet, le të mbulojë kryet.
-
7
|1 Corintios 11:7|
Sepse burri nuk duhet të mbulojë kryet, sepse është shëmbëllimi dhe lavdia e Perëndisë, kurse gruaja është lavdia e burrit,
-
8
|1 Corintios 11:8|
sepse burri nuk është nga gruaja, por gruaja nga burri,
-
9
|1 Corintios 11:9|
edhe sepse burri nuk u krijua për gruan, por gruaja për burrin.
-
10
|1 Corintios 11:10|
Prandaj gruaja, për shkak të engjëjve, duhet të ketë një shenjë pushteti mbi kryet.
-
11
|1 Corintios 11:11|
Gjithsesi në Zotin as burri s´është pa gruan, as gruaja pa burrin,
-
12
|1 Corintios 11:12|
sepse sikurse gruaja vjen nga burri, ashtu edhe burri lind nëpërmjet gruas, dhe çdo gjë vjen nga Perëndia.
-
13
|1 Corintios 11:13|
Gjykoni ndër veten tuaj. A i ka hije gruas t´i lutet Perëndisë pa u mbuluar?
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Romanos 1-4