-
-
Bibla Shqiptare
-
-
6
|1 Corintios 14:6|
Dhe tani, o vëllezër, po të vija e t´ju flisja në gjuhë, ç´dobi do të kishit, po të mos ju flisja me anë të zbulesës, a me njohuri, a me profeci, a me mësim?
-
7
|1 Corintios 14:7|
Edhe gjërat që nuk kanë shpirt dhe nxjerrin zë, fyelli ose qestja, po të mos japin zë të dallueshëm, si do të njihet të rënit e fyellit ose e qestes?
-
8
|1 Corintios 14:8|
Sepse, po të japë buria një tingull të panjohur, kush do të përgatitet për betejë?
-
9
|1 Corintios 14:9|
Kështu edhe ju, në qoftë se me gjuhën tuaj nuk flisni fjalë të kuptueshme, si do të kuptohet çfarë u tha? Sepse do të flisnit në erë.
-
10
|1 Corintios 14:10|
Ka nuk e di se sa lloje zërash në botë, dhe asnjë prej tyre nuk është pa kuptim.
-
11
|1 Corintios 14:11|
Pra, në qoftë se unë nuk e marr vesh kuptimin e zërit, do të jem si një i huaj për atë që flet, dhe ai që flet do të jetë një i huaj për mua.
-
12
|1 Corintios 14:12|
Kështu edhe ju, mbasi doni fort të keni dhunti frymërore, kërkoni që t´i keni të bollshme për ndërtimin e kishës.
-
13
|1 Corintios 14:13|
Prandaj ai që flet një gjuhë tjetër, le të lutet që të mund ta interpretojë,
-
14
|1 Corintios 14:14|
sepse, në qoftë se unë lutem në një gjuhë tjetër, fryma im lutet, por mendja ime është e pafrytshme.
-
15
|1 Corintios 14:15|
Po atëherë? Do të lutem me frymën, por do ta bëj edhe me mendjen; do të këndoj me frymën, por do të këndoj edhe me mendjen.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Romanos 1-4