- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									11
									 
									 
									|Éxodo 12:11|
									Do ta hani në këtë mënyrë: ijengjeshur, sandalembathur dhe me bastunin tuaj në dorë; do të hani me nxitim: se është Pashka e Zotit.									
									    
								 
- 
									
									12
									 
									 
									|Éxodo 12:12|
									Atë natë unë do të kaloj nëpër vendin e Egjiptit dhe do të godas çdo të parëlindur në vendin e Egjiptit, qoftë njeri apo kafshë, dhe do t´i jap hakun gjithë perëndive të Egjiptit. Unë jam Zoti.									
									    
								 
- 
									
									13
									 
									 
									|Éxodo 12:13|
									Dhe gjaku do të jetë për ju një shenjë mbi shtëpitë ku ndodheni; kur unë të shoh gjakun do të kaloj tutje dhe nuk do të ketë plagë mbi ju për t´ju zhdukur, kur të godas vendin e Egjiptit.									
									    
								 
- 
									
									14
									 
									 
									|Éxodo 12:14|
									Ajo ditë do të jetë për ju një ditë për t´u mbajtur mend dhe ta kremtoni si festë kushtuar Zotit; do ta kremtoni nëpër kohëra si ligj të përjetshëm.									
									    
								 
- 
									
									15
									 
									 
									|Éxodo 12:15|
									Për shtatë ditë do të hani bukë të ndorme. Ditën e parë do të kujdeseni të hiqni çdo maja nga shtëpitë tuaja, sepse kushdo që do të hajë bukë të mbrujtur, nga dita e parë deri në të shtatën, do të këputet nga Izraeli.									
									    
								 
- 
									
									16
									 
									 
									|Éxodo 12:16|
									Ditën e parë do të keni një mbledhje të shenjtë, dhe një mbledhje të shenjtë edhe ditën e shtatë. Të mos bëhet asnjë punë ato ditë; të përgatitet vetëm ajo që do të hajë secili dhe asgjë tjetër.									
									    
								 
- 
									
									17
									 
									 
									|Éxodo 12:17|
									Do të kremtoni, pra, festën e të ndormëve, sepse pikërisht në këtë ditë bëra të dalin radhët tuaja nga vendi i Egjiptit; do ta kremtoni, pra, këtë ditë nëpër kohëra si ligj të përjetshëm.									
									    
								 
- 
									
									18
									 
									 
									|Éxodo 12:18|
									Gjatë muajit të parë, nga dita e katërmbëdhjetë e muajit, në mbrëmje, deri ditën e njëzetenjëtë, në mbrëmje, do të hani bukë të ndorme.									
									    
								 
- 
									
									19
									 
									 
									|Éxodo 12:19|
									Për shtatë ditë të mos gjendet maja në shtëpitë tuaja, sepse kushdo që do të hajë diçka të mbrujtur, do të këputet nga asambleja e Izraelit, qoftë ai i huaj apo i lindur në vend.									
									    
								 
- 
									
									20
									 
									 
									|Éxodo 12:20|
									Nuk do të hani asgjë të mbrujtur; në të gjitha banesat tuaja do të hani bukë të ndorme"".									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18