- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									41
									 
									 
									|Éxodo 12:41|
									Në fund të katërqind e tridhjetë vjetëve, pikërisht atë ditë, ndodhi që të gjitha radhët e Zotit dolën nga vendi i Egjiptit.									
									    
								 
- 
									
									42
									 
									 
									|Éxodo 12:42|
									Kjo është një natë për t´u kremtuar për nder të Zotit, sepse ai i nxori nga vendi i Egjiptit; kjo natë do të jetë një kremtim solemn ndaj Zotit, për të gjithë bijtë e Izraelit brez pas brezi.									
									    
								 
- 
									
									43
									 
									 
									|Éxodo 12:43|
									Pastaj Zoti i tha Moisiut dhe Aaronit: "Ky është rregulli i Pashkëve: asnjë i huaj nuk do të hajë;									
									    
								 
- 
									
									44
									 
									 
									|Éxodo 12:44|
									por çdo skllav, i blerë me para, mbasi të jetë rrethprerë, mund të hajë.									
									    
								 
- 
									
									45
									 
									 
									|Éxodo 12:45|
									Të ardhurit dhe mercenarët nuk do të hanë.									
									    
								 
- 
									
									46
									 
									 
									|Éxodo 12:46|
									Qengji do të hahet vetëm në një shtëpi; asnjë pjesë të mishit të tij nuk do ta nxirrni jashtë shtëpisë dhe nuk do të thyeni asnjë kockë të tij.									
									    
								 
- 
									
									47
									 
									 
									|Éxodo 12:47|
									Tërë asambleja e Izraelit do ta kremtojë atë.									
									    
								 
- 
									
									48
									 
									 
									|Éxodo 12:48|
									Dhe kur një i huaj do të banojë me ty do të dojë të kremtojë Pashkët për nder të Zotit, tërë meshkujt e familjes së tij duhet të rrethpriten më parë dhe pastaj ai le të afrohet për të kremtuar këtë  ditë, ai do të konsiderohet si i lindur në  vend; por asnjë i parrethprerë s´ka për të ngrënë.									
									    
								 
- 
									
									49
									 
									 
									|Éxodo 12:49|
									Do të ketë një ligj të vetëm për atë që ka lindur në vend dhe për të huajin që banon me ju".									
									    
								 
- 
									
									50
									 
									 
									|Éxodo 12:50|
									Tërë bijtë e Izraelit vepruan në këtë mënyrë; ata bënë pikërisht atë që Zoti i kishte urdhëruar Moisiut dhe Aaronit.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18