- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									11
									 
									 
									|Éxodo 16:11|
									Dhe Zoti i foli Moisiut, duke i thënë:									
									    
								 
- 
									
									12
									 
									 
									|Éxodo 16:12|
									"Unë i dëgjova murmuritjet e bijve të Izraelit; folu atyre, duke thënë: "Në të ngrysur do të hani mish dhe në mëngjes do të ngopeni me bukë; dhe do të mësoni që unë jam Zoti, Perëndia juaj"".									
									    
								 
- 
									
									13
									 
									 
									|Éxodo 16:13|
									Dhe kështu, aty nga mbrëmja ndodhi që shkurtat u ngritën dhe mbuluan kampin; dhe në mëngjes kishte një shtresë vese rreth kampit.									
									    
								 
- 
									
									14
									 
									 
									|Éxodo 16:14|
									Pastaj shtresa e vesës u zhduk, dhe ja, mbi sipërfaqen e shkretëtirës u duk një gjë e hollë dhe e rrumbullakët, e hollë si bryma mbi tokë.									
									    
								 
- 
									
									15
									 
									 
									|Éxodo 16:15|
									Kur bijtë e Izraelit e panë, i thanë njeri tjetrit: "Çfarë është?", sepse nuk e dinin se ç´ishte. Dhe Moisiu u tha atyre: "Kjo është buka që Zoti iu dha për të ngrënë.									
									    
								 
- 
									
									16
									 
									 
									|Éxodo 16:16|
									Ja çfarë ka urdhëruar Zoti: Secili të mbledhë aq sa i duhet për ushqimin e tij, një omer për frymë, sipas numrit të personave që jeni; secili nga ju të marrë për ata që janë në çadrën e tij".									
									    
								 
- 
									
									17
									 
									 
									|Éxodo 16:17|
									Bijtë e Izraelit vepruan kështu; disa prej tyre mblodhën më tepër dhe të tjerët më pak.									
									    
								 
- 
									
									18
									 
									 
									|Éxodo 16:18|
									E matën me omerin; dhe kush kishte mbledhur shumë nuk pati tepricë; dhe kush kishte mbledhur më pak nuk pati mangut. Gjithkush mblodhi simbas nevojës së tij për ushqim.									
									    
								 
- 
									
									19
									 
									 
									|Éxodo 16:19|
									Pastaj Moisiu u tha atyre: "Asnjeri të mos e lërë të teprojë për nesër në mëngjes".									
									    
								 
- 
									
									20
									 
									 
									|Éxodo 16:20|
									Por ata nuk iu bindën Moisiut dhe disa prej tyre lanë teprica edhe për të nesërmen; ajo u kalb duke prodhuar krimba dhe doli një erë e keqe; dhe Moisiu u zemërua me ta.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18