- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									21
									 
									 
									|Éxodo 16:21|
									Kështu e mblidhnin çdo mëngjes; secili sipas nevojës së tij për ushqim; por kur dielli bëhej i nxehtë, mana e mbledhur shkrihej.									
									    
								 
- 
									
									22
									 
									 
									|Éxodo 16:22|
									Kështu ditën e gjashtë mblodhën një racion të dyfishtë buke, dy omerë për secilin prej tyre. Dhe të gjithë krerët e asamblesë erdhën për t´ia referuar Moisiut.									
									    
								 
- 
									
									23
									 
									 
									|Éxodo 16:23|
									Atëherë ai u tha: "Kjo është ajo që ka thënë Zoti: Nesër është një ditë solemne pushimi, një e shtunë e shenjtë për Zotin; piqni sot atë që duhet të piqni dhe zieni atë që duhet të zieni; dhe çdo  gjë që ju tepron, vëreni mënjanë dhe ruajeni  deri nesër".									
									    
								 
- 
									
									24
									 
									 
									|Éxodo 16:24|
									Ata pra e ruajtën deri të nesërmen, ashtu si kishte urdhëruar Moisiu; dhe ushqimet e ruajtura nuk lëshuan erë të keqe dhe nuk prodhuan krimba.									
									    
								 
- 
									
									25
									 
									 
									|Éxodo 16:25|
									Moisiu tha: "Hajeni sot, se sot është e shtuna e shenjtë e Zotit; sot nuk do ta gjeni nëpër fushat.									
									    
								 
- 
									
									26
									 
									 
									|Éxodo 16:26|
									Mblidhni gjatë gjashtë ditëve; sepse ditën e shtatë nuk do ta gjeni më".									
									    
								 
- 
									
									27
									 
									 
									|Éxodo 16:27|
									Dhe ditën e shtatë ndodhi që disa njerëz nga populli dolën për ta mbledhur, por nuk e gjetën.									
									    
								 
- 
									
									28
									 
									 
									|Éxodo 16:28|
									Atëherë Zoti i tha Moisiut: "Deri kur do të kundërshtoni të zbatoni urdhërimet e mia dhe ligjet e mia?									
									    
								 
- 
									
									29
									 
									 
									|Éxodo 16:29|
									Mos harroni që Zoti ju ka dhënë të shtunën; për këtë arësye ditën e gjashtë ju jep bukë për dy ditë. Secili të qëndrojë në vendin e tij; asnjeri të mos dalë nga çadra e tij ditën e shtatë".									
									    
								 
- 
									
									30
									 
									 
									|Éxodo 16:30|
									Kështu populli pushoi ditën e shtatë.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 14-15