-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Éxodo 21:1|
"Tani këto janë ligjet që do t´u vësh para tyre:
-
2
|Éxodo 21:2|
Në rast se blen një skllav hebre, ai do të të shërbejë gjashtë vjet; por vitin e shtatë do të shkojë i lirë, pa paguar asgjë.
-
3
|Éxodo 21:3|
Në rast se ka ardhur vetëm, do të shkojë vetëm; po të kishte grua, e shoqja do të shkojë bashkë me të.
-
4
|Éxodo 21:4|
Në qoftë se zotëria e tij i jep grua dhe kjo i lind bij e bija, gruaja dhe fëmijët e saj do të jenë të zotërisë, dhe ai do të shkojë vetëm.
-
5
|Éxodo 21:5|
Por në qoftë se skllavi thotë haptazi: "Unë e dua zotërinë time, gruan time dhe fëmijët e mi, dhe nuk dua të shkoj i lirë",
-
6
|Éxodo 21:6|
atëherë pronari e tij do t´ia afrojë Perëndisë dhe do ta avitë te dera ose te shtalka; pastaj pronari e tij do t´i shpojë veshin me një fëndyell; dhe ai do t´i shërbejë për gjithnjë.
-
7
|Éxodo 21:7|
Në rast se dikush shet bijën e tij si shërbëtore, ajo nuk do të shkojë ashtu si shkojnë skllevërit.
-
8
|Éxodo 21:8|
Në qoftë se ajo nuk i pëlqen zotërisë së saj, që e kishte marrë për vete, ai do ta lërë të shpengohet; por nuk do të ketë të drejtën tua shesë njerëzve të huaj, sepse kjo do t´ishte ta trajtosh me mashtrim.
-
9
|Éxodo 21:9|
Dhe në qoftë se e marton me birin e tij, do ta trajtojë në bazë të së drejtës të të bijave.
-
10
|Éxodo 21:10|
Në rast se merr një grua tjetër, ai nuk do të pakësojë ushqimin dhe veshmbathjen e saj, as edhe bashkëbanimin e saj.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Gálatas 1-3