- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									21
									 
									 
									|Éxodo 21:21|
									por në rast se mbijeton një ose dy ditë, nuk do të dënohet, sepse është pronë e tij.									
									    
								 
- 
									
									22
									 
									 
									|Éxodo 21:22|
									Në rast se disa grinden dhe rrahin një grua me barrë aq sa ajo të dështojë, por nuk pëson dëme të tjera, rrahësi do të gjobitet aq sa t´i kërkojë bashkëshorti i gruas; ai do të paguajë zhdëmtimin simbas përcaktimit të gjykatësve;									
									    
								 
- 
									
									23
									 
									 
									|Éxodo 21:23|
									por po të jetë se rrjedh ndonjë dëm, do të japësh jetë për jetë,									
									    
								 
- 
									
									24
									 
									 
									|Éxodo 21:24|
									sy për sy, dhëmb për dhëmb, dorë për dorë, këmbë për këmbë,									
									    
								 
- 
									
									25
									 
									 
									|Éxodo 21:25|
									djegie për djegie, plagë për plagë, mbretje për mbretje.									
									    
								 
- 
									
									26
									 
									 
									|Éxodo 21:26|
									Në rast se dikush godet syrin e skllavit ose të skllaves së tij dhe ai humbet, do t´i lërë të shkojnë të lirë si kompensim për syrin e humbur.									
									    
								 
- 
									
									27
									 
									 
									|Éxodo 21:27|
									Dhe në rast se shkakton rënien e një dhëmbi skllavit ose skllaves së tij, do t´i lërë të shkojnë të lirë si kompensim për dhëmbin e humbur.									
									    
								 
- 
									
									28
									 
									 
									|Éxodo 21:28|
									Në rast se një ka godet për vdekje me brirët e tij një burrë ose një grua, kau duhet të vritet me gurë dhe mishi i tij nuk do të hahet; por i zoti i kaut do të konsiderohet i pafajshëm.									
									    
								 
- 
									
									29
									 
									 
									|Éxodo 21:29|
									Por në qoftë se kau e kishte zakon prej kohësh të plagoste me brirët e tij dhe i zoti ishte paralajmëruar, por nuk e kishte mbajtur të mbyllur, dhe kau pastaj vret një burrë o një grua, kau do të  vritet me gurë dhe i zoti gjithashtu do të  vritet.									
									    
								 
- 
									
									30
									 
									 
									|Éxodo 21:30|
									Në qoftë se i caktohet një çmim për shpengim, ai duhet të japë për të shpenguar jetën e tij aq sa i kanë caktuar.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18