-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
32
|Éxodo 35:32|
që të mund të krijojë vizatime artistike, të punojë arin, argjendin dhe bronzin,
-
33
|Éxodo 35:33|
të gdhendë gurë për t´u ngallmuar, për të punuar drurin dhe për të kryer çdo lloj punimi artistik.
-
34
|Éxodo 35:34|
I ka shtënë gjithashtu në zemër aftësinë për të mësuar të tjerët, atij dhe Oholiabit, birit të Ahisamakut, nga fisi i Danve.
-
35
|Éxodo 35:35|
I mbushi me diturinë e zemrës për të kryer gjithfarë punimesh të gdhendësit, të vizatuesit, të qëndistarit dhe të endësit, në ngjyrë vjollce, të purpurt, flakë të kuqe, dhe prej liri të hollë, i aftë për të kryer çdo lloj punimi dhe për të krijuar vizatime artistike.
-
1
|Éxodo 36:1|
Tani Betsaleeli dhe Oholiabi si dhe të gjithë njerëzit e aftë, të cilët Zoti i ka pajisur me dituri dhe zgjuarsi për të kryer të gjitha punimet për shërbimin e shenjtërores, kanë për të vepruar sipas urdhrave të Zotit".
-
2
|Éxodo 36:2|
Moisiu thirri, pra, Betsaleelin dhe Oholiabin dhe të gjithë njerëzit e urtë nga zemra, të cilët shtyheshin nga zemra për t´i hyrë punës dhe për ta kryer atë.
-
3
|Éxodo 36:3|
Dhe ata morën nga Moisiu të gjitha ofertat e sjella nga bijtë e Izraelit për punimet për ndërtimin e shenjtërores dhe kryerjen e tyre. Por çdo mëngjes bijtë e Izraelit vazhdonin t´i sillnin Moisiut oferta vullnetare.
-
4
|Éxodo 36:4|
Atëherë të gjithë njerëzit e aftë që kryenin punime të çfarëdo lloji në shenjtërore, duke lënë secili punën që bënte, erdhën
-
5
|Éxodo 36:5|
dhe i folën Moisiut, duke thënë: "Populli po sjell shumë më tepër nga sa nevojitet për të kryer punimet që Zoti ka urdhëruar të bëhen".
-
6
|Éxodo 36:6|
Atëherë Moisiu dha këtë urdhër që u shpall nëpër kamp, duke thënë: "Asnjë burrë dhe asnjë grua të mos bëjë më ndonjë ofertë për shenjtëroren". Kështue ndaluan popullin të sillte tjetër material.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 8-10