-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
21
|Éxodo 5:21|
dhe u thanë atyre: "Le t´i hedhë sytë Zoti mbi ju dhe le të gjykojë, sepse na keni bërë të urryer në sytë e Faraonit dhe në sytë e shërbëtorëve të tij duke vënë në duart e tyre shpatën për të na vrarë".
-
22
|Éxodo 5:22|
Atëherë Moisiu u kthye te Zoti dhe i tha: "O Perëndi, pse e fute në halle këtë popull? Pse pra më dërgove?
-
23
|Éxodo 5:23|
Sepse, qysh prej ditës që vajta te Faraoni, për t´i folur në emrin tënd, ai i ka bërë të keqe këtij populli dhe ti nuk e çlirove aspak popullin tënd".
-
1
|Éxodo 6:1|
Zoti i tha Moisiut: "Tani ke për të parë çfarë kam për t´i bërë Faraonit; sepse i detyruar nga një dorë e fuqishme ai do t´i lërë të shkojnë; po, i detyruar nga një dorë e fuqishme do t´i dëbojë nga vendi i tij".
-
2
|Éxodo 6:2|
Pastaj Zoti i foli Moisiut dhe i tha: "Unë jam Zoti,
-
3
|Éxodo 6:3|
dhe i jam shfaqur Abrahamit, Isakut dhe Jakobit, si Perëndi i plotfuqishëm; por ata nuk më kishin njohur kurrë me emrin tim, Zot.
-
4
|Éxodo 6:4|
Kam caktuar gjithashtu besëlidhjen time me ta, duke u premtuar se do t´u jap vendin e Kanaanit, vendin ku qëndruan si të huaj.
-
5
|Éxodo 6:5|
Dëgjova edhe kujën e bijve të Izraelit që Egjiptasit i mbajnë në skllavëri dhe m´u kujtua besëlidhja ime.
-
6
|Éxodo 6:6|
Prandaj u thuaj bijve të Izraelit: "Unë jam Zoti; do t´ju heq nga punët e rënda që ju kanë imponuar Egjiptasit, do t´ju çliroj nga skllavërimi i tyre dhe do t´ju çliroj me krah të shtrirë dhe ndëshkime të mëdha.
-
7
|Éxodo 6:7|
Do t´ju marr si popullin tim, dhe do të jem Perëndia juaj; dhe ju do të mësoni që unë jam Zoti, Perëndia juaj, që ju heq nga punët e rënda të imponuara nga Egjiptasit.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 5-7