-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
21
|Éxodo 9:21|
por ata që nuk i morrën parasysh fjalët e Zotit i lanë shërbëtorët dhe bagëtinë e tyre në fusha.
-
22
|Éxodo 9:22|
Atëherë Zoti i tha Moisiut: "Shtrije dorën drejt qiellit, që të bjerë breshër në tërë vendin e Egjiptit, mbi njerëzit, mbi kafshët dhe mbi çdo lloj bimësie të fushave në vendin e Egjiptit".
-
23
|Éxodo 9:23|
Dhe Moisiu e shtriu bastunin e tij drejt qiellit; dhe Zoti dërgoi bubullima dhe breshër, dhe zjarri ra duke goditur me rrufe në tokë; dhe Zoti bëri që të bjerë breshër mbi vendin e Egjiptit.
-
24
|Éxodo 9:24|
Kështu ra breshër dhe pati një zjarr të përzier me breshrin; dhe ky ishte aq i fortë, sa nuk ishte parë ndonjë herë në të gjithë vendin e Egjiptit, që ditën që ishte bërë komb.
-
25
|Éxodo 9:25|
Dhe breshri goditi në të gjithë vendin e Egjiptit gjithçka që ishte në fushat, si njerëzit ashtu dhe kafshët; breshri goditi çdo lloj bimësie në fushat dhe bëri copë copë çdo pemë që ndodhej në fushë.
-
26
|Éxodo 9:26|
Vetëm në vendin e Goshenit, ku ishin bijtë e Izraelit nuk ra breshër.
-
27
|Éxodo 9:27|
Atëherë Faraoni dërgoi e thirri Moisiun dhe Aaronin dhe u tha atyre: "Këtë herë unë mëkatova; Zoti është i drejtë, ndërsa unë dhe populli im jemi të këqij.
-
28
|Éxodo 9:28|
Lutjuni Zotit që të mbarojnë bubullimat e Perëndisë dhe breshri; unë do t´ju lë të shkoni dhe nuk do të jeni të detyruar të rrini më këtu".
-
29
|Éxodo 9:29|
Moisiu i tha: "Mbasi të dal nga qyteti, do t´i shtrij duart nga Zoti; bubullimat do të pushojnë dhe nuk do të ketë më breshër, që ti të mësosh që toka i përket Zotit.
-
30
|Éxodo 9:30|
Por unë e di që ti dhe shërbëtorët e tu, nuk do të keni frikë akoma nga Zoti Perëndi".
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 1-4