-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
26
|Éxodo 10:26|
Edhe bagëtia jonë do të vijë me ne; nuk do të lëmë këtu as edhe një thua të saj, sepse do të marrim disa krerë për t´i shërbyer Zotit, Perëndisë tonë; dhe nuk e dimë me se do t´i shërbejmë Zotit, deri sa të arrijmë atje poshtë".
-
27
|Éxodo 10:27|
Por Zoti e fortësoi zemrën e Faraonit dhe ai nuk deshi t´i linte të shkonin.
-
28
|Éxodo 10:28|
Atëherë Faraoni i tha Moisiut: "Qërohu nga unë! Ruhu se më del përpara, sepse ditën që do të më dalësh përpara do të vdesësh!".
-
29
|Éxodo 10:29|
Moisiu iu përgjigj: "Mirë e the; unë nuk do të të dal më përpara".
-
1
|Éxodo 11:1|
Pastaj Zoti i tha Moisiut: "Unë do të sjell edhe një plagë tjetër mbi Faraonin dhe Egjiptin; pas kësaj ai do t´ju lejojë të ikni prej këtej. Kur do t´ju lejojë të shkoni, ai do t´ju dëbojë përfundimisht prej këtej.
-
2
|Éxodo 11:2|
Tani foli popullit në mënyrë që çdo burrë t´i kërkojë fqinjit të tij dhe çdo grua fqinjës së saj sende argjendi dhe ari".
-
3
|Éxodo 11:3|
Dhe Zoti e bëri popullin të ketë hir në sytë e Egjiptasve; edhe Moisiu gëzonte konsideratë të madhe në vendin e Egjiptit, në sytë e shërbëtorëve të Faraonit dhe në sytë e popullit.
-
4
|Éxodo 11:4|
Pastaj Moisiu tha: "Kështu thotë Zoti: "Aty nga mesnata, unë do të kaloj përmes Egjiptit;
-
5
|Éxodo 11:5|
dhe çdo i parëlindur në vendin e Egjiptit do të vdesë, nga i parëlinduri i Faraonit që rri mbi fron, tek i parëlinduri i shërbëtores që rri pas mokrës, si dhe pjellja e parë e bagëtisë.
-
6
|Éxodo 11:6|
Atëherë në vendin e Egjiptit do të ketë një britmë të madhe, që nuk është dëgjuar kurrë më parë dhe që nuk do të dëgjohet asnjëherë tjetër.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 1-4