-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
26
|Éxodo 21:26|
Në rast se dikush godet syrin e skllavit ose të skllaves së tij dhe ai humbet, do t´i lërë të shkojnë të lirë si kompensim për syrin e humbur.
-
27
|Éxodo 21:27|
Dhe në rast se shkakton rënien e një dhëmbi skllavit ose skllaves së tij, do t´i lërë të shkojnë të lirë si kompensim për dhëmbin e humbur.
-
28
|Éxodo 21:28|
Në rast se një ka godet për vdekje me brirët e tij një burrë ose një grua, kau duhet të vritet me gurë dhe mishi i tij nuk do të hahet; por i zoti i kaut do të konsiderohet i pafajshëm.
-
29
|Éxodo 21:29|
Por në qoftë se kau e kishte zakon prej kohësh të plagoste me brirët e tij dhe i zoti ishte paralajmëruar, por nuk e kishte mbajtur të mbyllur, dhe kau pastaj vret një burrë o një grua, kau do të vritet me gurë dhe i zoti gjithashtu do të vritet.
-
30
|Éxodo 21:30|
Në qoftë se i caktohet një çmim për shpengim, ai duhet të japë për të shpenguar jetën e tij aq sa i kanë caktuar.
-
31
|Éxodo 21:31|
Në qoftë se kau godet një bir ose një bijë, do të veprohet ndaj tij sipas po këtij ligji.
-
32
|Éxodo 21:32|
Në qoftë se kau godet një skllav ose një skllave, i zoti i kaut do t´i paguajë të zotit të skllavit tridhjetë sikla argjendi dhe kau do të vritet me gurë.
-
33
|Éxodo 21:33|
Në qoftë se dikush hap një gropë, ose dikush gërmon një gropë dhe nuk e mbulon, dhe një ka ose një gomar bien brenda,
-
34
|Éxodo 21:34|
pronari i gropës do ta paguajë zhdëmtimin; ai do t´i paguajë me para pronarit vleftën e kafshës dhe kafsha e ngordhur do të jetë e tij.
-
35
|Éxodo 21:35|
Në qoftë se kau i një njeriu godet për vdekje kaun e një tjetri, do të shitet kau i gjallë dhe do të ndahet çmimi i tij; edhe kau i ngordhur do të ndahet midis tyre.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 14-16