-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
29
|Éxodo 23:29|
Nuk do t´i përzë ata para teje brenda një viti, me qëllim që vendi të mos kthehet në një shkrerëtirë dhe kafshët e fushave të mos shumëzohen kundër teje.
-
30
|Éxodo 23:30|
Do t´i përzë para teje pak e nga pak, në mënyrë që ti të rritesh në numër dhe të shtiesh në dorë vendin.
-
31
|Éxodo 23:31|
Dhe unë do t´i caktoj kufijtë e tu nga Deti i Kuq në detin e Filistejve dhe nga shkretëtira deri te Lumi; sepse unë do të lë në duart e tua banorët e vendit dhe ti do t´i dëbosh para syve të tu.
-
32
|Éxodo 23:32|
Nuk do të lidhësh asnjë aleancë me ta, as edhe me perënditë e tyre.
-
33
|Éxodo 23:33|
Ata nuk do të banojnë në vendin tënd, që të mos të bëjnë të mëkatosh kundër meje: ti do t´u shërbeje perëndive të tyre, dhe kjo do të ishte një lak".
-
1
|Éxodo 24:1|
Pastaj Perëndia i tha Moisiut: "Ngjitu te Zoti, ti dhe Aaroni, Nadabi dhe Abihu si dhe shtatëdhjetë nga pleqtë e Izraelit, dhe adhuroni nga larg;
-
2
|Éxodo 24:2|
pastaj Moisiu do t´i afrohet Zotit; por të tjerët nuk do t´i afrohen, as populli nuk ka për t´u ngjitur bashkë me atë".
-
3
|Éxodo 24:3|
Atëherë Moisiu erdhi dhe i tregoi popullit tërë fjalët e Zotit dhe tërë ligjet. Dhe gjithë populli u përgjigj me një zë dhe tha: "Ne do të bëjmë tërë gjërat që Zoti ka thënë".
-
4
|Éxodo 24:4|
Dhe Moisiu i shkroi tërë fjalët e Zotit; pastaj u ngrit herët në mëngjes dhe ngriti në këmbët e malit një altar dhe dymbëdhjetë shtylla për të dymbëdhjetë fiset e Izraelit.
-
5
|Éxodo 24:5|
Pastaj dërgoi bij të rinj të Izraelit për të ofruar olokauste dhe për të flijuar dema të rinj si theror falënderimi ndaj Zotit.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 14-16