-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
18
|Éxodo 25:18|
Do të bësh pastaj dy kerubinë prej ari; këta do të punohen me çekiç në të dy skajet e pajtuesit;
-
19
|Éxodo 25:19|
bëje një kerubin në një nga skajet dhe një kerubin në skajin tjetër; kerubinët do t´i bëni prej një cope të vetme me pajtuesin në skajet e tij.
-
20
|Éxodo 25:20|
Dhe kerubinët do t´i kenë krahët e hapura me drejtim lart, në mënyrë që të mbulojnë pajtuesin me krahët e tyre; do të kenë drejtim nga njëri tjetri, ndërsa fytyrat e kerubinëve do të jenë të kthyera në drejtim të pajtuesit.
-
21
|Éxodo 25:21|
Do ta vësh pastaj pajtuesin lart, mbi arkën; dhe në arkë do të futësh Dëshminë që do të të jap.
-
22
|Éxodo 25:22|
Aty unë do të të takoj, nga lart, mbi pajtuesin, midis dy kerubinëve që janë mbi arkën e dëshmisë, do të të njoftoj tërë urdhërat që do të të jap për bijtë e Izraelit.
-
23
|Éxodo 25:23|
Do të bësh edhe një tryezë prej druri të akacies, e gjatë dy kubitë, e gjërë një kubit dhe e lartë një kubit e gjysmë.
-
24
|Éxodo 25:24|
Do ta veshësh me ar safi dhe do t´i bësh rreth e qark një kurorë prej ari.
-
25
|Éxodo 25:25|
Do t´i bësh rreth e përqark një buzë të lartë një pëllëmbë dore dhe rreth kësaj buze një kurorë prej ari.
-
26
|Éxodo 25:26|
Do t´i bësh gjithashtu katër unaza ari dhe do t´i vësh unazat në katër qoshet, që ndodhen në katër këmbët e tryezës.
-
27
|Éxodo 25:27|
Unazat do të jenë pranë buzës për të kaluar shufrat e caktuara që do ta mbajnë tryezën.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 14-16