-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Éxodo 30:1|
"Do të bësh edhe një altar për të djegur temjanin; dhe do ta bësh prej druri të akacies.
-
2
|Éxodo 30:2|
Do të jetë një kubit i gjatë dhe një kubit i gjerë; do të jetë katror dhe do të ketë një lartësi dy kubitësh; brirët e tij do të përbëjnë një pjesë të vetme me të.
-
3
|Éxodo 30:3|
Do ta veshësh me ar safi: pjesën e tij të sipërme, anët e tij rreth e qark dhe brirët e tij; do t´i bësh edhe një kurorë ari.
-
4
|Éxodo 30:4|
Do t´i bësh edhe dy unaza ari nën kurorë, në të dy krahët e tij; do t´i vësh në të dy krahët e tij për të kaluar shtizat, të cilat shërbejnë për ta mbartur.
-
5
|Éxodo 30:5|
Shtizat do të bëhen me dru të akacies dhe do t´i veshësh me ar.
-
6
|Éxodo 30:6|
Do ta vendosësh altarin përpara velit që ndodhet përpara arkës së dëshmisë, përballë pajtuesit që ndodhet mbi dëshminë, ku unë do të të takoj.
-
7
|Éxodo 30:7|
Mbi të Aaroni do të djegë temjan të parfumuar; do ta djegë çdo mëngjes, kur rregullon llambat.
-
8
|Éxodo 30:8|
Kur Aaroni ndez llambat në të ngrysur, do të djegë temjanin: një temjan i vazhdueshëm përpara Zotit, për brezat e ardhshëm.
-
9
|Éxodo 30:9|
Nuk do të ofroni mbi të as temjan të huaj, as olokaust, as blatim; dhe mbi të nuk do të derdhni libacione.
-
10
|Éxodo 30:10|
Dhe Aaroni do të bëjë një herë në vit shlyerjen e mëkatit mbi brirët e tij; me gjakun e flisë së shlyerjes së mëkatit do të bëjë mbi të shlyerjen një herë në vit, brez pas brezi. Do të jetë gjë shumë e shenjtë, e shenjtë për Zotin".
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 11-13