-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
5
|Éxodo 32:5|
Kur Aaroni pa këtë, ngriti një altar përpara tij dhe vuri kasnecë që thanë: "Nesër do të jetë festë për nder të Zotit!".
-
6
|Éxodo 32:6|
Të nesërmen ata u ngritën herët, ofruan olokauste dhe çuan fli falënderimi; populli u ul për të ngrënë e për të pirë, pastaj u ngrit për të dëfryer.
-
7
|Éxodo 32:7|
Atëherë Zoti i tha Moisiut: "Tani shko, zbrit, sepse populli yt, që ti nxore nga vendi i Egjiptit, është korruptuar;
-
8
|Éxodo 32:8|
u larguan shpejt, janë përdalë nga rruga që unë e kisha urdhëruar të ndiqte; bëri një viç prej metali të shkrirë, u përkul para tij, i ofroi flijime dhe tha: "O Izrael, kjo është perëndia jote që të nxori nga vendi i Egjiptit"".
-
9
|Éxodo 32:9|
Zoti i tha akoma Moisiut: "E pashë këtë popull, dhe ja, është një popull me qafë të fortë.
-
10
|Éxodo 32:10|
Më lër, pra, të veproj, në mënyrë që zemërimi im të ndizet kundër tyre dhe t´i konsumoj; por nga ti do të bëj një komb të madh".
-
11
|Éxodo 32:11|
Atëherë Moisiu e luti Zotin, Perëndinë e tij, dhe i tha: "Pse, o Zot, zemërimi yt duhet të ndizet kundër popullit tënd që e nxore nga vendi i Egjiptit me fuqi të madhe dhe me dorë të fortë?
-
12
|Éxodo 32:12|
Pse duhet që Egjiptasit të thonë: "Ai i nxori për t´ju bërë të keq, që të vriten mbi malet dhe për t´i shfarosur nga faqja e dheut"? Hiq dorë nga zemërimi yt i zjarrtë dhe nga qëllimi yt për t´i bërë keq popullit tënd.
-
13
|Éxodo 32:13|
Kujto Abrahamin, Isakun dhe Izraelin, shërbëtorë të tu, të cilëve u je betuar mbi veten tënde, duke u thënë atyre: "Unë do të shumëzoj pasardhësit tuaj si yjet e qiellit dhe do t´u jap pasardhësve tuaj tërë atë vend për të cilin të fola, dhe ata do ta zotërojnë përjetë"".
-
14
|Éxodo 32:14|
Kështu Zoti ndryshoi mendim lidhur me të keqen që kishte thënë se do t´i bënte popullit të tij.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 11-13