-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
26
|Job 28:26|
kur bëri një ligj për shiun dhe një rrugë për vetëtimën e bubullimave,
-
27
|Job 28:27|
atëherë pa dhe e tregoi, e vendosi dhe madje e hetoi,
-
28
|Job 28:28|
dhe i tha njeriut: "Ja, të kesh frikë nga Zoti, kjo është dituri, dhe t´i largohesh së keqes është zgjuarsi"".
-
1
|Job 29:1|
Jobi e rifilloi ligjëratën e tij dhe tha:
-
2
|Job 29:2|
"Ah, sikur të isha si në muajt e së kaluarës, si në ditët kur Perëndia më mbronte,
-
3
|Job 29:3|
kur llamba e tij shkëlqente mbi kokën time dhe me dritën e saj ecja në mes të errësirës;
-
4
|Job 29:4|
siç isha në ditët e pjekurisë sime, kur mendja e fshehtë e Perëndisë kujdesej për çadrën time,
-
5
|Job 29:5|
kur i Plotfuqishmi ishte akoma me mua dhe bijtë e mi më rrinin përqark;
-
6
|Job 29:6|
kur laja këmbët e mia në gjalpë dhe shkëmbi derdhte për mua rrëke vaji.
-
7
|Job 29:7|
Kur dilja ne drejtim të portës së qytetit dhe ngrija fronin tim në shesh,
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Hageo 1-2