-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
18
|Job 29:18|
Dhe mendoja: "Kam për të vdekur në folenë time dhe do të shumëzoj ditët e mia si rëra;
-
19
|Job 29:19|
rrënjët e mia do të zgjaten në drejtim të ujërave, vesa do të qëndrojë tërë natën në degën time;
-
20
|Job 29:20|
lavdia ime do të jetë gjithnjë e re tek unë dhe harku im do të fitojë forcë të re në dorën time".
-
21
|Job 29:21|
Të pranishmit më dëgjonin duke pritur dhe heshtnin për të dëgjuar këshillën time.
-
22
|Job 29:22|
Mbas fjalës sime ata nuk përgjigjeshin, dhe fjalët e mia binin mbi ta si pika vese.
-
23
|Job 29:23|
Më prisnin ashtu si pritet shiu dhe hapnin gojën e tyre si për shiun e fundit.
-
24
|Job 29:24|
Unë u buzëqeshja kur kishin humbur besimin, dhe nuk mund ta pakësonin dritën e fytyrës sime.
-
25
|Job 29:25|
Kur shkoja tek ata, ulesha si kryetar dhe rrija si një mbret midis trupave të tij, si një që ngushëllon të dëshpëruarit.
-
1
|Job 30:1|
"Tani përkundrazi më të rinjtë se unë më përqeshin, ata që etërit e tyre nuk do të kishin pranuar t´i vija midis qenve të kopesë sime.
-
2
|Job 30:2|
Fundja, për çfarë do të më shërbente forca e duarve të tyre? Fuqia e tyre është shkatërruar.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Hageo 1-2