-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|Jeremías 10:11|
Kështu do t´u thoni atyre: "Perënditë që nuk kanë bërë qiejt dhe tokën do të zhduken nga toka dhe nën qiellin".
-
12
|Jeremías 10:12|
Ai bëri tokën me fuqinë e tij, ka vendosur botën me diturinë e tij dhe ka shpalosur qiejt me zgjuarsinë e tij.
-
13
|Jeremías 10:13|
Kur nxjerr zërin e tij ka një zhurmë ujërash në qiell; ai i bën avujt të ngjiten nga skajet e tokës, prodhon vetëtimat për shiun dhe nxjerr erën nga rezervuaret e tij.
-
14
|Jeremías 10:14|
Atëherë çdo njeri bëhet pa mend, pa dituri; çdo argjendari i vjen turp për shëmbëlltyrën e gdhendur të tij sepse shëmbëlltyra e tij e derdhur është e rreme dhe në të nuk ka frymë.
-
15
|Jeremías 10:15|
Janë kotësi, punë mashtrimi; në kohën e ndëshkimit të tyre kanë për të vdekur.
-
16
|Jeremías 10:16|
Pjesa e Jakobit nuk është si ata, sepse Ai ka formuar tërë gjërat, dhe Izraeli është fisi i trashëgimisë së tij. Emri i tij është Zot i ushtrive."
-
17
|Jeremías 10:17|
"Mblidh sendet e tua nga vendi, ti që je i rrethuar".
-
18
|Jeremías 10:18|
Sepse kështu thotë Zoti: "Ja, këtë herë do t´i hedh larg banorët e vendit dhe do t´u sjell një fatkeqësi të madhe, me qëllim që të më gjejnë përsëri".
-
19
|Jeremías 10:19|
Mjerë unë për plagën time, plaga ime është e dhembshme. Por unë kam thënë: "Kjo është një sëmundje që unë duhet ta duroj".
-
20
|Jeremías 10:20|
Çadra ime është shkatërruar dhe të gjithë litarët e mi janë këputur; bijtë e mi kanë shkuar larg meje dhe nuk janë më; nuk ka më asnjë që të vendosë çadrën time apo të ngrerë shatorret e mia.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Números 4-6