-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Jeremías 37:1|
Mbreti Sedekia, bir i Josias, që Nebukadnetsari, mbret i Babilonisë, e kishte bërë mbret në vendin e Judës, mbretëroi në vend të Koniahut, birit të Jehojakimit.
-
2
|Jeremías 37:2|
Por as ai, as shërbëtorët e tij, as populli i vendit nuk i dëgjuan fjalët që Zoti kishte shqiptuar me anë të profetit Jeremia.
-
3
|Jeremías 37:3|
Mbreti Sedekia dërgoi Jehukalin, birin e Shelemiahut, dhe priftin Sofoni, birin e Maasejahut, te profeti Jeremia për t´i thënë: "Oh, lutju për ne Zotit, Perëndisë tonë".
-
4
|Jeremías 37:4|
Jeremia shkonte e vinte në popull, sepse akoma nuk e kishin shtënë në burg.
-
5
|Jeremías 37:5|
Ndërkohë ushtria e Faraonit kishte dalë nga Egjipti; sapo Kaldeasit që rrethonin Jeruzalemin e mësuan këtë lajm, u larguan nga Jeruzalemi.
-
6
|Jeremías 37:6|
Atëherë fjala e Zotit iu drejtua profetit Jeremia, duke thënë:
-
7
|Jeremías 37:7|
"Kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit: Do t´i thoni kështu mbretit të Judës që ju ka dërguar për t´u konsultuar me mua: Ja, ushtria e Faraonit, që kishte dalë për t´ju ndihmuar, do të kthehet në vendin e vet, në Egjipt.
-
8
|Jeremías 37:8|
Kaldeasit do të kthehen dhe do të luftojnë kundër këtij qyteti, do ta shtien në dorë dhe do ti vënë flakën".
-
9
|Jeremías 37:9|
Kështu thotë Zoti: "Mos gënjeni veten duke thënë: "Kaldeasit do të ikin me siguri nga ne", sepse nuk do të ikin.
-
10
|Jeremías 37:10|
Edhe sikur të arrini ta mundni tërë ushtrinë e Kaldeasve që luftojnë kundër jush dhe të mbeteshin vetëm disa të plagosur, këta do të ngriheshin secili në çadrën e vet dhe do t´i vinin flakën këtij qyteti".
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 11-13