-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Jeremías 30:1|
Fjala që iu drejtua Jeremias nga ana e Zotit, duke thënë:
-
2
|Jeremías 30:2|
"Kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit: Shkruaj në një libër tërë fjalët që të kam thënë.
-
3
|Jeremías 30:3|
Sepse ja, ditët po vijnë, thotë Zoti, gjatë të cilave do të kthej nga robëria popullin tim të Izraelit dhe të Judës, dhe do t´i kthej në vendin që u dhashë etërve të tyre, dhe ata do ta zotërojnë".
-
4
|Jeremías 30:4|
Këto janë fjalët që Zoti shqiptoi për Izraelin dhe Judën:
-
5
|Jeremías 30:5|
"Kështu thotë Zoti: Ne kemi dëgjuar një britmë tmerri, frike dhe jo paqeje.
-
6
|Jeremías 30:6|
Informohuni dhe shikoni në se një mashkull mund të lindë. Pse, pra, i shoh të gjithë meshkujt me duart mbi ijet e tyre ashtu si një grua që është duke lindur? Pse tërë fytyrat janë bërë të zbehta?
-
7
|Jeremías 30:7|
Medet, sepse ajo ditë është e madhe; nuk pati kurrë ndonjë të ngjashme me të; do të jetë një kohë ankthi për Jakobin, por ai do të shpëtojë prej tij.
-
8
|Jeremías 30:8|
Atë ditë do të ndodhë", thotë Zoti i ushtrive, "që unë do të thyej zgjedhën e tij nga qafa jote dhe do t´i këpus verigat e tua; të huajt nuk do të të bëjnë më skllav të tyre.
-
9
|Jeremías 30:9|
Por ata të Izraelit do t´i shërbejnë Zotit, Perëndisë së tyre, dhe Davidit, mbretit të tyre, që unë do të ngjall për ta.
-
10
|Jeremías 30:10|
Ti, pra, o shërbëtori im Jakob, mos ki frikë", thotë Zoti; "mos u tremb, o Izrael, sepse, ja, unë do të të shpëtoj nga vendi i largët dhe pasardhësit e tu nga vendi i robërisë së tyre. Jakobi do
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 11-13