-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|Jeremías 30:11|
Sepse unë jam me ty", thotë Zoti, "që të të shpëtoj. Unë do të shfaros tërë kombet në mes të të cilëve të kam shpërndarë, por megjithatë nuk do të të shfaros ty, por do të të ndëshkoj me drejtësi dhe nuk do të të lë krejt të pandëshkuar".
-
12
|Jeremías 30:12|
Kështu thotë Zoti: "E keqja jote është e pashërueshme, plaga jote është e rëndë.
-
13
|Jeremías 30:13|
Askush nuk e mbron çështjen tënde; kështu nuk ka asnjë mjekim për plagën tënde dhe asnjë shërim për ty.
-
14
|Jeremías 30:14|
Tërë dashnorët e tu të kanë harruar dhe nuk kujdesen më për ty, sepse të kam qëlluar me një goditje prej armiku, me një ndëshkim të një njeriu mizor, për madhësinë e paudhësisë sate, për morinë e mëkateve të tua.
-
15
|Jeremías 30:15|
Pse bërtet për shkak të së keqes sate? Dhembja jote është e pashërueshme. Unë të bëra këto gjëra për madhësinë e paudhësisë sate, për morinë e mëkateve të tua.
-
16
|Jeremías 30:16|
Por tërë ata që të gllabërojnë do t´i gllabërojnë, tërë armiqtë e tu, të gjithë, do të shkojnë në robëri; ata që të plaçkitin do të plaçkiten dhe grabitësit e tu do t´i lë të grabiten nga të tjerë.
-
17
|Jeremías 30:17|
Po, unë do të të jap përsëri shëndet dhe do të të shëroj plagët e tua", thotë Zoti, "Sepse të quajnë "e dëbuara", duke thënë: "Ky është Sioni për të cilin askush nuk kujdeset"".
-
18
|Jeremías 30:18|
Kështu thotë Zoti: "Ja, unë do të kthej nga robëria çadrat e Jakobit dhe do të më vijë keq për banesat e tij; qyteti do të rindërtohet mbi gërmadhat e tij dhe pallati do të rivendoset në vendin e tij të saktë.
-
19
|Jeremías 30:19|
Prej andej do të dalin këngë falënderimi dhe zëra njerëzish që festojnë; unë do t´i shumoj dhe jo t´i pakësoj; do t´i bëj të nderuar dhe nuk do të poshtërohen më.
-
20
|Jeremías 30:20|
Bijtë e tij do të jenë si më parë dhe kuvendi i tij do të bëhet i qëndrueshëm para meje, por do të ndëshkoj gjithë shtypësit e tyre.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 5-7