-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Jeremías 17:1|
"Mëkati i Judës është shkruar me një stilo hekuri, është gërvishur me një majë diamanti mbi rrasën e zemrës së tyre dhe mbi brirët e altarëve tuaj.
-
2
|Jeremías 17:2|
Edhe djemtë e tyre mbajnë mend altarët dhe Asherimët e tyre pranë drurëve të gjelbër mbi kodrat e larta.
-
3
|Jeremías 17:3|
O mali im në ara, unë do t´ia braktis plaçkitjes pasuritë e tua, tërë thesaret e tu dhe vendet e tua të larta, për shkak të mëkatit që është i pranishëm në tërë territorin tënd.
-
4
|Jeremías 17:4|
Kështu për fajin tënd do të humbasësh trashëgiminë që të kisha dhënë dhe do të bëj që t´u shërbesh armiqve të tu në një vend që ti nuk e njeh, sepse keni ndezur një zjarr në zemërimin tim, që do të flakërojë gjithnjë".
-
5
|Jeremías 17:5|
Kështu thotë Zoti: "Mallkuar qoftë njeriu që ka besim te njeriu dhe e bën nga mishi krahun e tij, dhe zemra e të cilit largohet nga Zoti!
-
6
|Jeremías 17:6|
Ai do të jetë si një brukë në shkretëtirë; kur vjen e mira, nuk ka për ta parë. Do të banojë në vende të thata në shkretëtirë, në një tokë të kripur pa banorë.
-
7
|Jeremías 17:7|
Lum ai njeri që beson te Zoti dhe besimi i të cilit është Zoti!
-
8
|Jeremías 17:8|
Ai do të jetë si një pemë i mbjellë pranë ujit, që i shtrin rrënjët e tij gjatë lumit. Nuk do ta ndjejë kur vjen vapa dhe gjethet e tij do të mbeten të gjelbra; në vitin e thatësirës nuk do të ketë asnjë shqetësim dhe do të vazhdojë të mbajë fryte.
-
9
|Jeremías 17:9|
Zemra gënjehet më tepër se çdo gjë tjetër dhe sëmuret në mënyrë të pashërueshme; kush mund ta njohë atë?
-
10
|Jeremías 17:10|
Unë, Zoti, hetoj zemrën, vë në provë mendjen për t´i dhënë secilit sipas rrugëve të tij, sipas frytit të veprimeve të tij.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 5-7