-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|Jeremías 20:11|
Por Zoti është me mua si një hero i fuqishëm; prandaj ndjekësit e mi do të pengohen dhe nuk do të kenë epërsi; do të turpërohen me të madhe, sepse nuk do t´ia dalin mbanë; turpi i tyre do të jetë i përjetshëm dhe nuk do të harrohet.
-
12
|Jeremías 20:12|
Por ti, o Zot i ushtrive, që provon të drejtin dhe heton mendjen dhe zemrën, tregomë hakmarrjen tënde mbi ta, sepse ty të kam besuar çështjen time.
-
13
|Jeremías 20:13|
Këndojini Zotit, lëvdoni Zotin, sepse ka çliruar jetën e nevojtarit nga dora e keqbërësve.
-
14
|Jeremías 20:14|
Mallkuar qoftë dita në të cilën linda! Mos qoftë e bekuar dita në të cilën nëna ime më lindi!
-
15
|Jeremías 20:15|
Mallkuar qoftë njeriu që i shpuri lajmin atit tim, duke thënë: "Të ka lindur një bir mashkull", gjë që e mbushi me gëzim.
-
16
|Jeremías 20:16|
Qoftë ai njeri si qytetet që Zoti ka shkatërruar pa kurrfarë keqardhje. Dëgjoftë klithmën në mëngjes dhe zhurmat e luftës në mesditë,
-
17
|Jeremías 20:17|
sepse nuk më kanë bërë të vdes në bark të nënës; kështu nëna ime do të ishte varri im dhe barku i saj i ngarkuar për gjithnjë.
-
18
|Jeremías 20:18|
Pse kam dalë nga barku i nënës, për të parë vuajtje, dhembje dhe për t´i mbaruar ditët e mia me turp?
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 11-13