-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
21
|Jeremías 46:21|
Edhe mercenarët e tij që janë në mes të tij janë si viça për majmëri; edhe ata e kanë kthyer kurrizin, ikin bashkë, nuk rezistojnë, sepse ka zbritur mbi ta dita e fatkeqësisë së tyre, koha e ndëshkimit të tyre.
-
22
|Jeremías 46:22|
Zëri i tij lëviz si një gjarpër, sepse ata përparojnë me një ushtri dhe dalin kundër saj me sëpata si shumë druvarë.
-
23
|Jeremías 46:23|
Ata do të rrëzojnë pyllin e saj", thotë Zoti, "megjithëse është i padepërtueshëm, sepse janë më të shumtë se karkalecat, nuk numërohen dot.
-
24
|Jeremías 46:24|
Bija e Egjiptit do të mbulohet me turp, do të jepet në dorë të popullit të veriut".
-
25
|Jeremías 46:25|
Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit, thotë: "Ja, unë do të dënoj Amonin e Nosë, Faraonin dhe Egjiptin, perënditë e tij dhe mbretërit e tij, Faraonin dhe ata që kanë besim tek ai;
-
26
|Jeremías 46:26|
do t´i jap në dorë të atyre që kërkojnë jetën e tyre, në dorë të Nebukadnetsarit, mbretit të Babilonisë, dhe në dorë të shërbëtorëve të tij; por mbas kësaj do të banohet si në të kaluarën", thotë Zoti.
-
27
|Jeremías 46:27|
"Por ti mos u tremb, o shërbëtori im Jakob, mos u trondit, o Izrael, sepse ja, unë do të të shpëtoj ty prej së largu dhe pasardhësit e tu nga toka e robërisë se tyre. Jakobi do të kthehet, nuk do t´i bien në qafë më dhe do të jetë i qetë dhe askush nuk do ta trembë më.
-
28
|Jeremías 46:28|
Mos u tremb, o Jakob, shërbëtori im", thotë Zoti, "sepse unë jam me ty, do të asgjësoj tërë kombet midis të cilëve të kam shpërndarë, por nuk do të të zhduk ty; do të të ndëshkoj me një masë të drejtë dhe nuk do të të lë fare pa dënuar".
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Gálatas 1-3