-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
21
|Jeremías 4:21|
Deri kur do të shoh flamurin dhe do të dëgjoj zërin e borisë?
-
22
|Jeremías 4:22|
"Po, populli im është budalla, nuk më njeh; janë bij pa mend dhe nuk kanë arsye; janë të zotë të bëjnë të keqen, por nuk dinë të bëjnë të mirën".
-
23
|Jeremías 4:23|
Shikova tokën, dhe ja, ajo ishte pa formë dhe boshe; qiejt ishin pa dritë.
-
24
|Jeremías 4:24|
Shikova malet, dhe ja, dridheshin, dhe tërë kodrat lëkundeshin.
-
25
|Jeremías 4:25|
Shikova, dhe ja, nuk kishte asnjë njeri dhe tërë zogjtë e qiellit kishin ikur.
-
26
|Jeremías 4:26|
Shikova, dhe ja, toka pjellore ishte një shkretëtirë, dhe të gjitha qytetet e saj ishin shembur përpara Zotit për shkak të zemërimit të tij të fortë.
-
27
|Jeremías 4:27|
Sepse kështu thotë Zoti: "Tërë vendi do të shkretohet, por nuk do ta shkatërroj plotësisht".
-
28
|Jeremías 4:28|
Për këtë arsye toka do të mbajë zi dhe lart qiejt do të errësohen, sepse unë kam folur, kam vendosur dhe nuk pendohem dhe as do të kthehem prapa.
-
29
|Jeremías 4:29|
Në zhurmën e kalorësve dhe të harkëtarëve tërë qytetet janë duke ikur me vrap; hyjnë në pjesën e dendur të pyjeve, ngjiten mbi shkëmbinjtë; tërë qytetet janë braktisur dhe nuk ka mbetur në to asnjë njeri.
-
30
|Jeremías 4:30|
Dhe ti, e shkatërruar, çfarë do të bësh? Edhe sikur të visheshe me rroba ngjyrë flakë të kuqe, edhe sikur të vije zbukurime prej ari, edhe sikur t´i zmadhoje sytë me bistër, më kot do të zbukuroheshe. Dashnorët e tu të përçmojnë, duan jetën tënde.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 5-7